Pyetje pergjigje rreth sekrecioneve te femrave

0
481

Pyetja 26
Një person thotë se ka një nënë me moshë 65 vjeçare, e cila ka 19 vjet që ka lindur fëmijën e fundit. Ajo ka tre vjet që ka rrjedhje gjaku dhe është në pritje
të Ramazanit. Ç’mund t’i këshilloni asaj, dhe të tjerave që mund të jenë si ajo?
Përgjigje:
Për këtë grua dhe të tjerat që i zë gjakderdhja e vazhdueshme, duhet që ato ta lënë faljen dhe agjë-rimin në atë periudhë që i kanë pasë zënë men-struacionet zakonisht përpara se t’i ndodhte kjo rrjedhje e pandërprerë. P.sh., nëse ka qenë zakoni i saj që menstruacionet t’i vinin çdo fillim muaji, për një periudhë 6-ditore, atëherë ajo duhet të qëndrojë çdo fillim muaji për periudhën 6-ditore pa u falur e pa agjëruar. Kur kjo periudhë mbaron, ajo duhet të bëjë banjo, të falet e të agjërojë, duke patur para-sysh që ajo, pas futjes së kohës së të falurit të detyruar apo që dëshiron vetë të falë shtesë, duhet të bëjë larjen mirë e plotësisht të organit të saj sek-sual, e ta mbulojë (ta lidhë) atë me ndonjë rrobë (garza) për të mos u njollosur rrobat e tjera, pastaj të marrë abdes dhe të falet.
Për vetë vështirësinë që ka kjo punë i lejohet asaj (gruas) që t’i falë dy kohëfalje(namaze) bashkë, njëra pas tjetrës. Pra ajo mund të falë drekën dne pas-diten në një kohë (dhuhrin e asrin), e po ashtu mbrëmjen dhe natën (magribin dhe ishanë), ndërsa falja e agimit (fexhrit) bëhet vetëm e nuk lejohet bashkimi me ndonjë falje tjetër.
Kështu kjo grua, punën që do ta bënte pesë herë në ditë, e bën tri herë.
E përsëris dhe një herë që kur të kërkojë të fa-let, të lajë mirë organin e saj e ta mbulojë me garza e pastaj të marrë abdes e të falet, duke patur para-sysh që faljet nuk do t’i shkurtojë, por do t’i falë ash¬
tu siç janë; drekën 4 rekatë, pasditen 4, mbrëmjen 3, natën(jacinë) 4 e agimin 2.
Pra i lejohet asaj që të bashkojë dy të falura siç i përmendëm më sipër (t’i falë njëra pas tjetrës) p.sh.,në kohën e faljes së drekës të falë edhe pas-diten, ose në kohen e pasditës të falë drekën dhe pasditën. Po kështu mund të veprojë edhe me mbrëmjen e natën.
Asaj nuk i lejohet shkurtimi i të falurit e, nëse dëshiron që të falë ndonjë falje shtesë, po ashtu duhet të bëjë pastrimin e sipërpërmendur.

NGA DISPOZITAT E PASTERTISE NE TE FALUR
Pyetje 27
Është një lëng që rrjedh nga organi seksual i femrës (i bardhë apo i verdhë qoftë), a konsiderohet i pisët apo i pastër? A duhet të merret abdes nëse ai rrjedh pa ndërprerë? Çfarë gjykimi do të jepnit ju për këtë du-ke patur parasysh se shumë prej grave apo vajzave të reja e konsiderojnë këtë një lagështi të natyr-shme që nuk e bën të nevojshme marrjen abdes për këtë shkak?
Përgjigje:
Sipas studimeve (informimeve) lëngu që del nga mitra e femrës dhe jo nga organet urinare të saj është i pastër, por megjithatë ai e prish abdesin sepse nuk ështe kusht që ai të jetë i pisët për të prishur abdesin. P.sh., gazrat që dalin nga njeriu gjithashtu e prishin abdesin. Pra nëse gruaja që ka abdes ndjen këtë rrjedhje lëngu, atë-herë abdesi i saj bëhet i pavlefshëm dhe duhet te marrë përsëri.
Duhet patur shumë parasysh që nëse ky lëng rrjedh vazhdimisht atëherë ai nuk e prish (bën të pavlefshem) abdesin dhe gruaja merr abdes pasi futet koha e faljes dhe e fal atë kohë, qoftë e dety-rueshme (farz) apo shtesë që e bën vetë (nafile), lexon Kur’an etj.
Ky pra është gjykimi, që ky lëng nga pikëpamja e pastërtisë është i pastër, por në lidhje me ab-desin ai e prish atë. Nuk e prish abdesin vetëm në-se është i vazhdueshëm.
Gruaja që ka një gjë të tillë duhet të ketë para-sysh që të marrë abdes vetëm pas futjes së kohës së të falurit. Nëse rrjedhja e lëngut të saj është me ndërprerje dhe zakonisht asaj i vjen kjo -rrjedhje në kohët e të falurit, atëherë ajo duhet ta vonojë kryerj-en e faljes (brenda afatit të kohës së faljes) për në një kohë kur rrjedhja i ndërpritet.
Përsa i përket sasisë së kësaj rrjedhjeje duhet të themi se nuk ka dallim, shumë apo pak, të dyja e prishin abdesin.
Për mendimin që kanë disa gra se ky lëng nuk e prish abdesin unë nuk di ndonjë fakt përveç atij të Ibn Hazmit (Allahu e mëshiroftë!). Ai ka thëne se ky lëng nuk e prish abdesin, por ai nuk ka për-mendur asnjë argument për thënien e tij. Nëse ai do të kishte ndonjë argument nga Kur’ani, Suneti apo sahabet (shokët e Profetit) atëherë do të kihej parasysh kjo.
Pra së fundi e porosisim motrën (gruan) që të ketë frikë Allahun dhe të kujdeset për pastërtinë e saj, sepse e falura nuk pranohet pa pastërti edhe nëse falesh 100 herë, bile shumë prej dijetarëve thonë se ai që falet pa u pastruar, ka bërë mohim. Kjo për arsye të talljes me ajetet e Allahut të Lartësuar.

Pyetje 28
Nëse një grua që ka këtë rrjedhje të vazhdu-eshme merr abdes për të falur faljen e detyru-eshme (farz), a i lejohet asaj të falë çka dëshirë shtesë (nafile) apo leximi i Kur’anit me këtë abdes,
deri sa të vijë koha e faljes tjetër të detyrueshme (farz)?
Përgjigje: Po.

Pyetja 29
A i lejohet po kësaj gruaje që të falë me abde-sin e agimit (fexhrit) edhe faljen e duhasë (paradites)?
Përgjigje:
Jo. Kjo sepse falja e duhasë ka kohën e saj të veçantë, kështu që duhet marrë patjetër abdes pas futjes së kohës së saj.
Po ashtu, kjo grua i ngjan asaj që shikon rrjedhje gjaku jo në kohën e saj të menstruacionit, dhe për këtë grua Profeti a.s. ka urdhëruar që të marre abdes për çdo të falur.

Pyetje 30
A i lejohet po kësaj gruaje që të falet pas mesit të natës (falje shtesë që i bën vetë) me abdesin e faljes së jacisë (ishasë)?
Përgjigje:
Jo. Nëse ka kaluar mesi i natës duhet përsëri-tur abdesi.
Eshtë thënë gjithashtu se nuk është i nevoj-shëm abdes i ri dhe kjo është më afër të saktës.

Shuajb Rexha

Subscribe