Pyetja 21
Si është më mirë për gruan: të falet në netët e Ramazanit në shtëpinë e vet apo në xhami, e, për më tepër, kur në xhami ka predikime e leksione?
Çfarë do t’u sugjeronit ju grave që falen në xhami?
Përgjigje:
Eshtë më mirë që gruaja të falet në shtëpi, për vetë thënien e Profetit a.s.: “shtëpitë e tyre janë më mirë për to”.
Po ashtu, shpesh herë, dalja e grave për nëxhami bëhet objekt diskutimesh, shpifjesh a ngatërresash, kështu që qëndrimi i saj në shtëpi për të kryer faljen është më i vlefshëm se ai i vajtjes në xhami.
Kurse dëgjimi i predikimeve e i këshillave mund t’u sigurohet atyre nëpërmjet kasetave…
Sugjerimi im për ato gra që falen në xhami është që të dalin pa u zbukuruar (pa bërë makia-zhe) e të mos lyhen me parfume.
Pyetje 22
Ç’mendoni për shijimin (provimin) e ushqimit gjatë ditëve të Ramazanit nga një grua që agjëron?
Përgjigje:
Ajo lejohet që ta provojë ushqimin në rast nevoje, por menjëherë duhet që ta pështyjë atë që
shijoi.
Pyetje 23
Një grua që është në periudhën e fillimit të shtatzanisë së saj, goditet në ndonjë aksident apo nga rraskapitja (pamundësia) i abortohet pa dëshirë foshja e saj. A i lejohet asaj ta prishë agjërimin (të hajë e të pijë) apo duhet ta vazhdojë atë? Nëse ajo e prish agjerimin, a kryen ndonjë mëkat?
Përgjigje:
Siç ka thënë Imami Ahmed dhe siç dihet nga të gjithë, gruaja shtatzënë nuk ka rrjedhje menstrua-cionesh, bile gruaja e kupton që ka mbetur shtat-zanë nga ndërprerja e menstruacioneve të saj. Dijetarët kanë thënë se menstruacionet Allahu (Madhëruar qoftë!) i ka krijuar për t’u ushqyer fosh-nja në mitrën e nënës.
Nëse gruaja mbetet shtatzanë, asaj i ndër-priten menstruacionet, por ka disa gra që u vazh-dojnë menstruacionet si zakonisht kur nuk janë shtatzanë. Ky menstruacion, konsiderohet i plotë (i vërtetë) sepse ai vazhdon pa u ndikuar nga shtat-zania dhe, si rrjedhim, e ndalon gruan nga çdo adhurim që e ndalon edhe menstruacioni para shtat-zanisë.
Gjaku që rrjedh nga gruaja shtatzanë është dy llojesh:
I pari është ai i menstruacioneve që vazhdojnë edhe pas shtatzanisë, ashtu si para saj. Kuptohet nga ky lloj se shtatzania nuk influencon tek ai.
I dyti është ai gjak që rrjedh (del) në mënyrë të papritur nga gruaja shtatzane për shkak të ndonjë aksidenti, mbajtja e ndonjë peshe të rëndë, rënia nga ndonjë vend etj. Ky gjak nuk është gjak men-struacionesh dhe nuk e ndalon gruan nga falja e
agjerimi, bile ajo konsiderohet e pastër dhe duhet t’i bëjë adhurimet.
Nëse kemi të bëjmë me një aksident prej të cilit del jashtë barkut barra e saj (foshnja), atëherë themi atë që kanë thënë dijetarët: Nëse foshnja del dhe shihet në të krijimi dhe forma e njeriut, atëherë gjaku që i rrjedh gruas pas daljes së tij është nga lehonia dhe ajo duhet ta lerë të falurën, agjerimin dhe burri i saj nuk duhet të bëjë marrëdhënie sek-suale me të, derisa t’i kalojë periudha e lehonisë (të pastrohet).
Nëse foshnja që del nuk është krijuar, e for-muar, atëherë nuk kemi të bëjmë me lehoni, por me gjak të prishur që nuk e ndalon gruan nga e falura, agjërimi etj…
Dijetarët kanë thënë se koha më e shkurtër për formimin e foshnjes është 81 ditë.
Abdullah bin Mesudi (i kënaqur qoftë Allahu prej tij!) na tregon se Profeti i sinqertë (a.s.), u thoshte shokëve: “Krijimi i foshnjës në mitrën e në-nës fillon duke qëndruar 40 ditë spermë, pastaj kthehet në embrion (përzihet me gjak), pastaj kthe-het në copë mishi duke marrë formën, pastaj në të dërgohet një engjëll prej Allahut që i jep (i frymë-zon) atij shpirtin. Këtu engjëlli është i urdnëruar t’i shënojë katër gjëra fëmijes: rizkun (furnizimin, kis-metin) e tij, moshën që do të jetojë, punën e tij dhe veprat dhe a do të jetë i mjeruar (fatkeq) apo i lum-tur” (Transmetuar nga El-Bukhari dhe Muslimi).
Zakonisht krijimi e formimi i foshnjës nuk mund të dallohet para 90 ditësh sipas dijetarëve.
Pyetje 24.
Një grua që ka agjëruar gjithmonë, por nuk i ka kompensuar (shlyer) ditë’t e Ramazaneve që nuk ka agjëruar (për shkak të menstruacioneve). Ajo tani kërkon sugjerim se ç’ka duhet të bëjë.
Përgjigje:
Ne na vjen shumë keq dhe na dëshpëron shu-më që ndodh një rast i tillë në mes të grave besim-tare. Ky rast do të thotë të kesh lënë shlyerjen (kom-pensimin) e agjerimit të ditëve të muajit të Ramaza-nit, që janë të detyrueshme. Kjo gjë është bërë ose nga injoranca e gruas, ose nga moskujdesi dhe përta-cia. Të dyja këto janë vërtetë fatkeqësi, sepse injo-ranca ka ilaç shërues mësimin dhe pyetjet, ndërsa moskujdesi dhe përtacia kanë ilaç shërues devocionin për Allahun e Lartësuar dhe frikën nga ndëshkimi i Tij e dëshirën për atë që Ai kënaqet.
Kjo grua duhet që të pendohet tek Allahu e t’i kërkojë ndjesë Atij për atë punë që ka bërë e pastaj të kryejë sipas mundësisë agjërimin e ditëve që ka lënë. Me këtë riparohet gabimi i saj dhe i lutemi Allahut, shpresojmë tek Ai, që ta pranojë pendimin e saj.
Pyetje 25
Çfarë i sugjeroni një gruaje që e zënë men-struacionet pas futjes së kohës së të falurit: a duhet ta kompensojë (ta fali) pasi të pastrohet (pas men-struacioneve)?
Gjithashtu nëse pastrohet para daljes së kohës së të falurit?
Përgjigje:
Së pari, gruas që i vijnë menstruacionet pas futjes së kohës së të falurit i del detyrë që ta falë këtë kohë falje, pasi të pastrohet, duke u nisur nga thënia e Profetit (a.s.): “Kush kap (arrin) një rekat nga e falura, e ka arritur të falurën plotësisht”.
Pra, nëse gruas menjëherë pas një kohe në të cilën mund të falë, qoftë dhe një rekat të vetëm, i vijnë menstruacionet, atëherë i del detyrë që ta falë (shlyejë) këtë të falur pasi të pastrohet.
Së dyti, nëse gruaja pastrohet (i ndërpriten menstruacionet) para daljes së kohës së të falurit, ajo duhet ta falë atë kohë falje. P.sh, nëse ajo pas-trohet para lindjes së diellit, qoftë edhe për një mo-ment, rekat, ajo duhet ta kompensojë (shlyejë) faljen e agimit (fexhrit); nëse ndodh e njëjta gjë pa-ra perëndimit duhet ta kryejë (kompensojë) faljen e pasditës (asrit); nëse ndodh e njëjta gjë para mesit të natës, duhet ta shlyejë faljen e natës (ishasë) e, nëse pastrohet pas mesit të natës, nuk e ka detyrë ta falë natën (ishanë), por duhet të falë agimin (fexhrin), kur ti vijë koha.
Allahu xh.sh., në Kur’an thotë: “Dhe kur të qe-tësoheni, kryejeni të falurin, e falura është detyrë mbi besimtarët që duhet kryer në kohë të caktuar”.
Pra kuptohet qartë që falja ka kohë të caktuar dhe nuk lejohet që njeriu ta vonojë të falurën apo ta kryejë para kohës së saj.
Shuajb Rexha