Ditet e mbetura te agjerimit tek femrat.Pyetje-pergjigje rreth agjerimit

0
172

Pyetje 16
Disa prej grave i arrin muaji i Ramazanit të dytë por ato nuk kanë shlyer, agjerimin e disa ditëve nga Ramazani i parë. Çfarë detyrash dalin për to?
Përgjigje:
Detyrë e domosdoshme është që ajo të pendo-het tek Allahu për këtë punë që ka bërë, sepse nuk lejohet kurrsesi që shlyerja e ditëve të Ramazanit të vonohet pa ndonjë shkak shumë të fortë, derisa të vijë Ramazani i dytë.
Aisheja (i kënaqur qoftë Allahu prej saj) ka thë-ne: “Kisha për të shlyer nga Ramazani agjërim, por nuk munda ta shlyej atë vetëm se në muajin Sha-ban”. Ky është argumentim që nuk duhet vonuar shlyerja pas Sshabanit që është muaji i fundit para ardhjes së Ramazanit. Ajo duhet të pendohet plotësisht tek Allahu (Madhëruar qoftë!) për atë që ka bërë dhe
pastaj t’i shlyejë ato ditë që ka lënë, pas Ramazanit të dytë.

Pyetje 17
Nëse një gruaje i vijnë (fillojnë) menstruacionet p.sh., në orën 13.00 në drekë dhe ajo nuk e ka falur drekën (dhuhrin), a duhet që ta shlyejë këtë të falur pas menstruacioneve?
Përgjigje:
Për këtë ka mendime të ndryshme, por më e sakta eshtë që ajo ta falë (ta kompensojë) ketë falje të drekës. Profeti a.s. thotë: “Ai që kap një rekat nga falja, e ka kapur faljen të plotë”.
Po ashtu vetë fakti që ajo është vetëm një namaz i vetëm, tregon se nuk ka vështirësi për kompesi-min e saj.

Pyetje 18
Nëse gruaja shtatzënë shikon gjak, një apo dy ditë para lindjes, a duhet që ta lerë agjërimin dhe të falurin për këtë shkak, apo jo?
Përgjigje:
Nëse gruaja shtatzënë shikon gjak, një apo dy ditë para lindjes dhe ndjen gjithashtu edhe dhimbjet e lindjes, atëherë ai gjak është i lehonisë dhe ajo duhet ta lerë agjërimin dhe të falurin për shkak të
tij
Nëse ky gjak nuk shoqërohet me dhimbjet e lindjes, ateherë ai është gjak çrregullimi, që nuk e ndalon atë nga agjërimi dhe e falura.

Pyetje 19
Çfarë mendimi mund të jepni ju për një grua që përdor pirjen e pilulave në mënyrë që të ndërpresë menstruacionet që te agjërojë Ramazanin me njerëzit?
Përgjigje:
Unë e qortoj shumë dhe i tërheq vërejtjen asaj gruaje. Pilulat janë shumë të dëmshme e unë per-sonalisht e kam studiuar dhe diskutuar këtë nga ana mjeksore me doktorët.
Kësaj gruaje i themi se menstruacionet janë diçka që e ka caktuar Allahu për vajzat e Ademit a.s., (gjithë gratë), pra ji e kënaqur me atë që ka shkruar Allahu i Lartësuar dhe agjëro, kur nuk të ndalon gjë prej agjërimit, dhe prishe atë, kur ke arësye që të ndalon prej tij, duke qenë e kënaqur me atë që ka caktuar Allahu.

Pyetje 20
Disa grave u vazhdon rrjedhja e gjakut dhe ngandonjëherë i ndërpritet një apo dy ditë e përsëri i rifillon. Çfarë gjykimi do të jepnit per këtë çështje përsa i përket agjërimit, të falurit e adhurimeve të tjera?
Përgjigje:
Ajo që është e njohur tek dijetarët islame është se gruaja që ka kohën e saj të menstruacioneve dhe ajo kohë i mbaron, duhet që të bëjë banjo (la-het) e pastaj të falet e të agjërojë, ndërsa ajo që shikon pas dy apo tri ditësh, nuk është prej men-struacioneve, sepse koha më e shkurtër per past-rim është 13 ditë.
Një pjesë tjetër dijetarësh thonë se kur femra sheh gjak, është me menstruacione e, kur nuk sheh gjë, është e pastër edhe nëse ndër-mjet dy menstruacioneve nuk është periudha 13 ditore.

Shuajb Rexha

Subscribe