Për ata që pyesin se si të falënderojmë Allahun?

0
361

📜 Për ata që pyesin se si të falënderojmë Allahun?
✍ Ibnul Kajim – Allahu e mëshiroftë – thotë:
✨ Llojet e falënderimit janë tri:
1- Falënderimi me zemër: Të ndiesh me zemër vlerën e dhuratave dhe mirësive që Allahu ti ka dhënë dhe të kuptosh se këto dhurata janë nga Allahu i vetëm dhe i pashok.
2- Falënderimi me gjuhë: Të pranosh me fjalë se dhuruesi i vërtetë është Allahu i vetëm, dhe të angazhohesh me lavdërimin ndaj Tij.
3- Falënderimi me anë të gjymtyrëve: Që do të thotë të përdorësh gjymtyrët e trupit në bindje ndaj Allahut dhe të shmangësh ato që Allahu i ka ndaluar, si mëkatet dhe gjynahet.

📚 “Medarixh es-Salikin” 2/246.
Fatjon Isufi

Subscribe