Shënime nga jeta e Shejh Albanit

0
308

📜 Shënime nga jeta e Shejh Albanit
✍ Shejh Meshhur Hasen Al-Selman -Allahu e ruajtë- thotë:
Një nga fjalët e bukura të fundit që shejh Albani -Allah e mëshiroftë- tha disa ditë para vdekjes, ndërsa ne ishim në fermën e disa vëllezërve në Al-Agwar, ishte:
“Mos i ngarkoni njerëzit me dy peshë të rënda; e vërteta është e rëndë, por e qartë, ndërsa e pavërteta është e lehtë, por e pa vlerë. Pra mos i ngarkoni njerëzit me peshën e vërtetës dhe peshën e metodës së papërshtatshme. Përhapni të vërtetën me një metodikë të mirë dhe të përshtatshme.”
Një tjetër thënie e bukur që shejhu -Allah e mëshiroftë- përsëriste ishte:
“Injoranti mësohet, ndërsa për ndjekësin e epsheve nuk kemi asnjë mundësi dhe mënyrë si ta mësojmë.”
Ai gjithashtu thoshte: “Thoni fjalën tuaj dhe shkoni.”
Kam parë një shënim me dorën e shejhut -Allah e mëshiroftë- pra një varg poezie që ai e kishte shkruar, dhe mund të jetë prej gjërave të fundit që ka regjistruar në kopertinën e disa librave:
Udhëtimi po afron për në shtëpinë e përjetshme.
Prandaj, o Zoti im, fundin e jetës sime bëje më të mirë.

Fatjon Isufi

Subscribe