O Zot, unë kërkoj prej Teje dije të dobishme, furnizim të mirë dhe vepër të pranuar.

0
815

📜 O Zot, unë kërkoj prej Teje dije të dobishme, furnizim të mirë dhe vepër të pranuar.

«اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ عِلْمًا نَافِعًا، وَرِزْقًا طَيِّبًا، وَعَمَلًا مُتَقَبَّلًا»

Nga Ummu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të), transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ kur falte namazin e sabahut, pak para selamit thoshte:

“O Zot, unë kërkoj prej Teje dije të dobishme, furnizim të mirë dhe vepër të pranuar.”

📚 E përcjell Ahmedi dhe Ibn Maxhe.

✍ Imam Sheukani (Allahu e mëshiroftë) thotë:

Kjo dua u kufizua me përmendjen dijes që është e dobishme, furnizimit që është i mirë dhe veprës që është e pranuar, sepse çdo dije që nuk është e dobishme nuk është nga veprat e ahiretit dhe ndoshta është nga shkaqet e mjerimit; për këtë arsye i Dërguari ﷺ kërkonte mbrojtje nga dija që nuk është e dobishme.
Gjithashtu, çdo furnizim që nuk është i mirë (hallall) e shpie njeriun në telashin e ndëshkimit, dhe çdo vepër që nuk është e pranuar është mundim i kotë për shpirtin.

📚 “Nejl el-Evtar” (358/2).

Fatjon Isufi

Subscribe