Darvini beson se njeriu e nisi jetën e tij si një bakterie e cila u shndërruar në një tjetër organizëm pak më të madh, ky në bretkosë, kjo në peshk e peshku në majmun. Me kalimin e kohës, majmuni arriti të civilizohej e të shndërrohej në njeri! Pra, sipas Darvinit njeriu është majmun i civilizuar! Po! Në këtë mënyrë e projekton Darvini origjinën e njeriut.
Teoria e tij e quajtur ndryshe “teoria e evolucionit”, siç arrini ta dalloni përplaset drejtpërdrejt jo vetëm me Kuranin por edhe me librat e tjerë qiellorë që nga Ademi alejhis-selam. Ekziston mundësia që kjo teori idiote të përputhet me vetë Darvinin dhe ithtarët e tij që i besojnë e janë entuziastë në përkrahjen e saj.
A ekziston ndonjë njeri sadopak i logjikshëm që të besojë se ka prejardhje majmuni duke refuzuar prejardhjen nga Ademi alejhis-selam?
Padyshim që Darvini është idiot, i çmendur, mendjelehtë e i palogjikshëm!
Si mund të jetë prejardhja njerëzore nga majmuni ndërkohë që Allahu i Madhëruar e ka nderuar dhe privilegjuar llojin njerëzor?! Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë: “Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit…” El-Isra, ajeti 70.
“Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer.” Et-Tin, ajeti 4.
A është nderim dhe privilegj për njeriun të jetë pasardhës i llojit të majmunëve?!
Nëse ithtarëve të Darvinit do u thuhet: “O pasardhës majmunësh!”, a do të gëzohen apo hidhërohen?!
Nëse teoria e evolucionit është e saktë, përse nuk kanë evoluar të gjithë majmunët?!
Bazuar te pretendimet e Darvinit, a mund të shndërrohet një bakter në elefant, apo një milingonë në deve?!
A e dini cili është objektivi që fshihet pas teorisë së Darvinit?
Kjo teori idiote e me rrënjë të thella synon të mohojë ekzistencën e Krijuesit të Madhëruar. Vetë Darvini besonte se nuk ekziston një Krijues… sipas tij ishte natyra krijuesja e vetme… Darvini, ky ateist e i pafe që mohonte çdo fe qiellore nuk na bën përshtypje nëse pretendon të tilla idiotësira!
“Pasqyrimi i historive kuranore; mësime, këshilla dhe dobi”
Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid (Allahu e mëshiroftë!)
Unejs Sheme