Një vepër që do të shpetojë ne Ditën e Gjykimit.

0
487

Nga Ebu Seid el Khudrij – Allahu qoftë i kënaqur me të – transmetohet se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Dhe kush merr abdest pastaj thotë:
‘Subhanekall-llahumme ue bihamdike, la ilahe il-la ente, esteghfiruke ue etuubu ilejk’

(I Patëmeta je o Allahu im dhe Ty të takon i gjithë lavdi, nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Teje. Të kërkoj falje dhe pendohem tek Ti) shkruhet në një pllakë, pastaj vuloset me një vulë dhe pastaj nuk hapet deri në Ditën e Gjykimit.”

Transmeton Hakimi (756) dhe e saktësoi Albani në ‘Sahih et terghiib uet terhib’: 1473.

Ka thënë Imam Neueuij në ‘Mexhmuu’: “Fjala ‘nuk hapet deri në Ditën e Gjykimit’ do të thotë: Nuk e kërcënon atë prishja e as shkatërrimi, por mbetet argument për të Ditën e Gjykimit” (Kjo punë nuk prishet e as shkatërrohet e as zhvlerësohet, por mbetet e pastër, e paprekur deri në Kijamet, Ditë në të cilën do të dëshmojë për thënësin e saj, dhe do të jetë argument për të, dëshmitar në mbrojtje të tij).

Subscribe