Namazi i duhasë (paraditës)

0
1831

Namazet vullnetare kanë vlerë të madhe. Profeti, alejhi selam ka thënë: ”Gjëja më e mirë që i ka dhurauar Allahu robit të Tij janë dy rekatë që ai i fal, dhe mirësia do ta shoqërojë atë rob, për aq kohë sa ai është në namaz.” (Përzgjedhur nga Tirmidhiu. Hadithi është i vërtetë).
Kur dikush e pyeti Profetin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, se çfarë duhej të bënte për ta shoqëruar atë (Profetin) në Xhenet, i tha: “Mundohu të bësh sa më shumë sexhde!” (Përzgjedhurr nga imam Ahmedi dhe Muislimi)
Në namazet vullnetare hyn edhe namazi i duhasë (paraditës) i cili është një namaz i çmuar dhe cilido që dëshiron të fitojë shpërblimin duhet ta falë këtë namaz, ndërsa ai që nuk e falë atë nuk bën ndonjë mëkat.
Për këtë namaz janë transmetuar më shumë hadithe të vërteta të cilat përforcojnë vlerën e tij.

Ibn Xhevzijje këtë namaz e numëron në sunnetet e forta. Ebu Seid tregon se Profeti e falte namazin e duhasë derisa ne menduam se ai asnjëherë nuk do ta braktisë atë. Po ashtu, ai e linte atë deri në atë pikë saqë ne menduam se ai nuk do ta falte më atë. (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen.)

Megjithatë, mendimi më i drejtë është se ky është sunnet, sepse prej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk transmetohet se i ka falur pa përjashtim. Prej një grupi dijetarësh, Ibn Kajjimi transmeton se i Dërguari i Allahut namazin e duhasë e ka falur për ndonjë arsye. Në ditën e çlirimit të Mekës i ka falur tetë rekate, për shkak të çlirimit të saj.

Namazi i duhasë mund të falet si kompensim për namazin e natës për atë i cili përqëndrohet në të. I Dërguari i Allahut ka urdhëruar namazin e duhasë si zëvendësim për namazin e natës. Mund të përfundojmë se namazi i duhasë, hyn në namazet e lavdëruara vullnetare e jo në ato të rregullta.

Për vlerën e këtij namazi, transmetohet nga Ebu Dherri se Pejgamberi ka thënë: “Çdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. Çdo tespih – lavërim (të shprehurit subhanall-llah) është sadaka: çdo tahmid – falënderim (të shprehurit elhamdulil-lah) është sadaka; çdo tekbir – madhërim (të shprehurit Alllahu ekber) është sadaka; urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër të keqes është sadaka. Krejt këtë e zëvndësojnë dy rekate namaz nafile të paraditës (duha).
(Transmeton Muslimi)

Koha për të falur namazin e duhasë fillon kur dielli sapo ka dalë në horizont derisa ai të arrijë merdianin e tij. Është e pëlqyeshme të vonohet derisa dielli të jetë ngritur dhe dita të jetë ngrohur.

Minimumi i rekateve që duhet të falen është dy ashtu siç përmendet në hadithin e Ebu Dherrit. Më e shumta që e falte Profeti ishte tetë rekate ndërsa ajo përmendte më shumë ishte dymbëdhjetë. Disa njerëz, siç janë Ebu Xhafer Et-Tabari, Hulejmi, dhe Raujani i cili i takon shkollës shafite, thotë se nuk ka ndonjë maksimum të caktuar përsa i përket numrit të rekateve që mund të falë ndokush gjatë namazit të duhasë. El Iraki thotë, në shpjegimin e “Sunetit të Tirmidhiut” se nuk dihet që ndonjë nga shokët apo pasuesit ta ketë kufizuar atë në dymbëdhjetë rekate”. Sujuti pajtohet me këtë mendim. Seid bin Mansur tregon se Hasani u pyet: “A e falnin shokët e Profetit atë?” Ai u përgjigj: “Po…”

Disa prej tyre falnin dy rekate, disa falnin katër rekate. Dhe disa prej tyre do të vazhdonin të faleshin derisa gjysma e parë e ditës kishte kaluar”.
Ibrahim En-Nahai tregon se El Esued bin Jezid u pyet: “Sa rekate duhet të falen gjatë namazit të duhasë?” Ai u përgjigj: “Sa të duash”. Umu Hani tregon se Profeti falte tetë rekate namaz duha dhe jepte selam pas çdo dy rekatesh. Aishja tregon se Profeti falte katër rekate namaz duha dhe u shtonte atyre çdo gjë që Allahu pëlqente. (Transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ibn Maxhe)