Muslimani i vertete eshte gjithmone aktiv

0
567

Muslimani i vertete eshte gjithmone aktiv dhe jeton per davet (thirrje Islame).Ai nuk pret qe rrethanat dhe ngjarjet ta motivojne ate per te bere vepra te mira,perkundrazi ai merr  iniciative personalisht per t`i thirrur njerezit ne Islam,duke kerkuar me kete shperblimin e Allahut qe i ka premtuar atyre qe i therrasin te tjeret ne te vertete,sic i ka thene i Derguari a.s. Aliut r.a:
Udhezimi i nje njeriu permes duarve te tua eshte me e mire per ju se devete e kuqe”

Nje fjale e mire e thirresit musliman ndaj nje personi te humbur,i cili nuk e di rrugen e drejte dhe ne kete menyre mbjell faren e udhezimit ne zemren e tij,do te kthehet tek ai me shperblim,qe e ka vleren me te madhe se devete e kuqe,te cilat ishin pasuria me e cuditshme dhe me e kerkuar tek arabet ne ate koh.Pervec kesaj,ai do ta marre shperblimin per veprat e atyre qe udhezohen ne duart e tij,sic ka thene i Derguari a.s.:
“Kush therret ne rruge te drejte,ka shperblim per te aq sa ka edhe ai qe e ndjek,pa u zgvoeluar aspak shperblimi i atyre qe e kryejne.”(Muslimi)

Nuk eshte cudi qe thirresit xhelozohen per durim dhe punen e mire per hir te Allahut,i harxhojne parat dhe kohen e tyre per t`i thirrur ata qe jane te humbur dhe te devijuar nga rruga e vertete.I Derguari i Allahut a.s. iu referua ketij lloji te lejuar te xhelozise:
Mos deshironi te jeni si dikush tjeter pervec ne dy raste:(kerkoni te beheni) si nje njeri,te cilin Allahu i ka dhene pasuri dhe ai e harxhon ate per ta mbeshtetur te verteten dhe si nje njeri qe Allahu i ka dhene dituri dhe ai vepron sipas saj dhe u meson njerzve prej saj.(Buhariu dhe Muslimi

Muslimani i cili therret te tjeret tek Allahu,nuk duhet ta nencmoje veten pa marre parasysh se sa e vogel eshte dituria e tij.I mjafton atij te percjelle cfardo qe ka mesuar nga e verteta,madje edhe nese eshte vetem nje ajet nga Libri i Allahut.Kete na mesoi i Derguari a.s. kur tha:
Percilleni nga une qofte edhe nje ajet….(Buhariu)

Nje ajet i Kur`anit mund ta preke zemren e njeriut,ta ndeze nje shkendije te besimit,keshtu qe zemra dhe jeta e tij te ndricohen me driten e udhezimit dhe ai behet njeri i mire.

Muslimani i vertete deshiron per vellain e tij ate qe deshiron dhe per vete.Ne kete menyre ai tregon sinqeritet ndaj Allahut,te Derguarit te Tij,udheheqesve te muslimaneve dhe njerezve te rendomte.Kjo eshte sjellja e thirresit, e cila e dallon ate nga njerezit e tjere.Kjo eshte sjellje fisnike dhe sublime, e cila e meriton lavderimin e te Derguarit a.s. ne duan e tij:
“Allahu ia ndricofte fytyren atij qe degjon dicka nga ne dhe percjelle ate te te tjeret sepse ndoshta atij qe i percillet e kupton me mire se ai qe e ka percjelle.(Tirmidhi)