Hatim el Esam (Allahu e meshiroftë) thoshte:
– Mos të të mashtrojë qëndrimi në një vend të mirë, sepse nuk ka vend më të mirë se xheneti, e mgjth Ademit (alejhi selam) i ndodhi ajo që i ndodhi.
– Mos të të mashtrojnë adhurimet e shumta, sepse Iblisit pas një adhurimi të gjatë, i ndodhi ajo që i ndodhi.
– Mos të të mashtrojë dija e madhe (që mund të kesh), sepse Bel’am bin Bauras i ndodhi ajo që i ndodhi, edhe pse dinte emrin më të madh të Allahut.
– Mos të të mashtrojë takimi me njerëzit e mirë e të devotshëm, sepse nuk ka njeri më të mirë se Profeti (alejhi selam), e mgjth nuk përfituan nga takimi me të armiqtë (idhujtarët) dhe hipokritët.
[Medarixhus Salikin].