Mirësia e zgjedhjes së Allahut mbi dëshirat tona
Në jetën tonë, shpesh përballemi me situata ku dëshirojmë diçka me gjithë zemrën tonë, por nuk e arrijmë. Është e zakonshme të ndjejmë zhgënjim dhe pikëllim kur diçka na ikën nga duart, por Allahu na udhëzon përmes fjalës së Tij fisnike:
“Që të mos mërziteni për atë që ju ka ikur…” (Hadid, 23).
Në këtë ajet, Allahu na kujton se gjithçka që nuk e kemi arritur, nuk ka qenë kurrë për ne. Nëse reflektojmë me kujdes mbi gjërat që kemi dëshiruar, por nuk i kemi marrë, do të kuptojmë se e gjithë mirësia ka qenë pikërisht në mos arritjen e tyre.
Zgjedhja e Allahut: Mëshira në mohimin e dhuratave
Ka raste në jetë kur shpëtimi ynë qëndron në faktin se disa gjëra nuk i kemi arritur. Mëshira e Allahut në mohimin e disa dhuratave është më e fuqishme se ajo në dhënien e tyre. Dhurata është zgjedhja jonë për veten tonë, edhe pse ajo vjen nga bujaria e Allahut, ndërsa mohimi është zgjedhja e Allahut për ne me urtësinë e Tij të pakufishme. Njeriu, me natyrën e tij të kufizuar, nuk mund të dijë gjithmonë çfarë është më e mira për të. Por Allahu, me urtësinë e Tij, zgjedh atë që është më e mirë për robërit e Tij.
Dijetarët derisa kamë sqaruar kaderin kanë theksuar se “zgjedhja e Allahut për robin e Tij është më e mirë sesa zgjedhja e robit për veten e tij.”
Nëse do ta kuptojmë këtë koncept të thellë, do të përballeshim me çdo humbje apo zhgënjim me paqe në zemrat tona, sepse do të dimë se gjithçka që Allahu vendos për ne është e mirë, edhe nëse ndonjëherë na dhemb apo na mërzit.
Mirësia e fshehur në çdo gjë
Gjithçka që Allahu cakton, përfshin mirësinë, edhe në ato gjëra që mund të na lëndojnë apo na bëjnë të trishtuar. Ne shpesh jemi të prirur të mendojmë se dëshirat tona janë ajo që na nevojitet më shumë, por Allahu na e mëson se ka një urtësi të thellë në çdo fat të jetës sonë. Siç thonë dijetarët:
“Zgjedhja e Allahut për ne është gjithmonë më e mirë se dëshirat tona.”
Edhe kur gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë, kjo është një pjesë e planeve të përsosura të Allahut.
Agim Bekiri