📜 Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe mbrëmjes:
Allahu i Lartësuar përmes këtij dhikri e mbron atë që e praktikon, madje përfitojnë prej këtij personi edhe ata që qëndrojnë përreth tij.
Shumë rreziqe dhe të këqija janë të përgjithshme dhe nëse individi mbrohet prej tyre, mbrojtja shtrihet edhe te ata që e rrethojnë.
Po ashtu, të mirat që vijnë përmes këtyre dhikreve janë shpesh të përgjithshme, duke përfituar edhe ata që qëndrojnë me praktikuesin e këtyre dhikreve.
Ka edhe dhikre specifike që përfshijnë familjen. Prandaj, duhet të tregohemi të zellshëm që tua mësojmë ato edhe njerëzve, në mënyrë që të përfitojnë nga mirësia e përgjithshme dhe të mbrohen gjithashtu nga e keqja gjithëpërfshirëse!
✍ Ibn Abdul Berr transmeton në veprën etij “El-Istidhkaar” se Sheddad bin Eusi ka thënë:
“Kush dëshiron që Allahu ta bëjë prej atyre që bëhet sebeb për largimin e ndëshkimit nga banorët e tokës, le ti ruajë këto dy namaze në xhemat: Namazin e jacisë dhe namazin e sabahut.”
🔸 Shiko pra se si veprimi i detyrueshëm bëhet shkak për mbrojtjen dhe ruajtjen e përgjithshme!
Fatjon Isufi