Kategoritë e njerëzve që jetojnë për këtë botë dhe harrojnë botën tjetër

0
291

Kategoritë e njerëzve që jetojnë për këtë botë dhe harrojnë botën tjetër

✍ Ibn Kajim, duke folur për ata që kanë shpresa të gjata dhe që i japin përparësi së tashmes mbi të ardhmen thotë:

📜 Njerëzit që e përjetojnë këtë gjendje janë të ndryshëm dhe ndahen në disa kategori:

1⃣ – Disa prej tyre luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, përpiqen ta zhdukin atë që solli i dërguari i Allahut dhe ti devijojnë njerëzit nga rruga e drejtë, duke u përpjekur me të gjitha forcat që ta shtrembërojnë atë dhe për ti larguar njerëzit prej saj.

2⃣ – Disa të tjerë e injorojnë tërësisht mesazhin e Profetit dhe janë të zhytur tërësisht në epshet e tyre dhe në çështjet e kësaj bote.

3⃣ – Disa të tjerë janë hipokritët me dy fytyra, që hanë dhe përfitojnë edhe nga kufri edhe nga Islami.

4⃣ – Disa të tjerë janë të pabesë dhe të pamatur, që shpenzojnë jetën e tyre në argëtim, kënaqësi dhe lojëra të kota.

5⃣ – Disa të tjerë, kur këshillohen, thonë: “Ah, sa shumë dëshiroj të pendohem, por më është bërë e pamundur, nuk kam më shpresë për t’u penduar.”

6⃣ – Disa të tjerë thonë: “Allahu nuk ka nevojë për faljen dhe agjërimin tim, dhe unë nuk shpëtoj me veprat e mia, por Allahu është Falës dhe Mëshirues.”

7⃣ – Disa të tjerë thonë: “Lënia e mëkateve është një nënvlerësim i faljes dhe mëshirës së Allahut”, duke thënë: “Bëj sa më shumë mëkate që mundesh, sepse do të shkosh te një Bujar i Madh.”

8⃣ – Disa prej tyre thonë: “Çfarë vlere ka bindja ime përballë mëkateve të shumta që kam bërë? Nuk i bën dobi atij që është mbytur, nëse shpëton vetëm gishtin, ndërkohë që turpi i tij mbetet në ujë?”

9⃣ – Disa të tjerë thonë: “Do të pendohem më vonë, dhe kur të vijë momenti i vdekjes dhe ajo të më afrohet, atëherë do të pendohem dhe pendimi im do të pranohet.”

🔸 E shumë shprehje të tjera që dalin prej këtyre njerëzve të mashtruar, të cilët i kanë robëruar mendjet para epsheve të tyre.
🔸 Ata nuk e përdorin logjikën për asgjë tjetër, përveç se për të gjetur mënyra të sofistikuara për të plotësuar dëshirat e tyre.
🔸 Mendja e tyre me shejtanin, është si gjendja e një robi në duart e jobesimtarit, i cili e përdor për të kryer punë të ulëta, si ruajtjen e derrave, shtrydhjen e verës dhe mbajtjen e kryqit.
Në këtë mënyrë, nënshtrimi i mendjes së tyre dhe dorëzimi i saj në duart e armiqve, tek Allahu, është si dikush që ka nënshtruar një mysliman dhe e ka shitur te jobesimtarët, duke e dorëzuar dhe duke e lënë atë të robëruar në duart e tyre.

📚 Referenca: “Uddetu Sabirin ve Dhehiratu Shakirin”, faqe 40.

Fation Isufi

Subscribe