Shejkh Bin Baz. Duke marrë shkas nga shtimi i fallxhorëve kohëve të fundit, të cilët pretendojnë se janë në gjendje të shërojnë, por që në të vërtetë kurojnë nëpërmjet magjisë, ndaj duke pasur parasysh përhapjen që po njeh kjo dukuri në disa vende, duke shfrytëzuar naivitetin e atyre njerëzve të cilët i ka pushtuar injoranca, e pashë të nevojshme të bëj të qartë rrezikun e madh që ka kjo çështje për Islamin dhe muslimanët, për vetë faktin që kjo vepër mbart në vetvete lidhjen e zemrës me dikë tjetër përveç Allahut, duke i varur shpresat dhe duke kërkuar derman tek krijesa, po ashtu përmban dhe kundërshtimin e fesë së Allahut dhe udhëzimit të Profetit, salallahu alejhi ue selem. Po e bëj diçka të tillë për hir të Allahut në formë këshille për robërit e Tij.
Duke i kërkuar ndihmë Allahut them:
Që të gjithë dijetarët janë dakord se lejohet kurimi dhe përdorimi i ilaçeve. Muslimanit i lejohet që të vizitohet tek doktori i sëmundjeve që kanë të bëjnë më organet e brendshme, ose tek neurologu, ose të konsultohet me mjekun kirurg, e kështu me radhë, në mënyrë që të përcaktohet lloji i sëmundjes dhe të kurohet me ilaçet që i nevojiten, të cilat janë të lejuara me sheriat, në varësi të njohurive mjekësore. Kjo gjë lejohet sepse është zbatim i shkaqeve të zakonshme të cilat Allahu i ka krijuar për shërim dhe kjo nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu, sepse Ai e ka dërguar sëmundjen dhe në të njëjtën kohë ka dërguar edhe ilaçin e asaj sëmundjeje, e dinë atë ilaç ata që e dinë dhe një pjesë tjetër nuk e di, por Allahu nuk e ka konsideruar shërimin e robërve të Tij prej gjërave që ua ka ndaluar atyre.
Por nuk i lejohet të sëmurit që të shkojë tek fallxhorët, të cilët pretendojnë zbulimin dhe njohjen e të fshehtave, duke u kërkuar atyre që t’i përcaktojnë llojin e sëmundjes. Gjithashtu, nuk i lejohet të sëmurit që t’i besojë fjalëve të tyre, sepse ata flasin me hamendje, duke u përpjekur t’ia qëllojnë njohjes së të fshehtës, ose flasin duke përdorur xhindët dhe duke u kërkuar atyre që t’i ndihmojnë për realizimin e qëllimeve të tyre. Gjykimi për këta njerëz është kufri dhe humbja, nëse pretendojnë njohjen dhe zbulimin e së fshehtës. Imam Muslimi ka transmetuar në Sahihun e tij se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush shkon tek fallxhorët dhe i pyet për diçka, atij nuk i pranohet namazi për 40 ditë.”
Po ashtu, transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush shkon tek fallxhori dhe i beson fjalëve të tij, e ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit, salallahu alejhi ue selam.” Transmeton Ebu Daudi dhe hadithi gjendet në të katër Sunenet. Ndërsa Hakimi e ka saktësuar hadithin nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, me këtë tekst: “Kush shkon tek fallxhori, ose tek parashikuesi i së ardhmes dhe i beson fjalëve të tij, e ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit, salallahu alejhi ue selam.”
Transmetohet nga Imran bin Husejn, radijAllahu anhu, i cili tha: Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që bën supersticione (beson në bestytni), apo ai që i kërkon dikujt tjetër ta bëjë për të, nuk është prej nesh ai që hedh fall, apo ai që i kërkon dikujt tjetër ta bëjë për të, nuk është prej nesh ai që bën magji, ose kërkon që të bëhet magji për të. Kush shkon tek fallxhori dhe i beson fjalëve të tij, e ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit, salallahu alejhi ue selam”. E ka transmetuar Bezari me zinxhir të mirë.
Këto hadithe të nderuara tregojnë qartë ndalimin e shkuarjes tek fallxhorët, parashikuesit e së ardhmes, magjistarët, apo të ngjashëm me ta si dhe ndalimin e të pyeturit dhe besimit të fjalëve të tyre. Prijësit, sundimtarët, të ngarkuarit me përgjegjësinë e ndryshimit të së keqes dhe çdokush që ka pushtet, e kanë detyrë që t’i ndalojnë njerëzit nga shkuarja nëpër fallxhorë etj. si dhe të ndalojnë kryerjen e këtyre veprimeve në tregje, në rrugë, apo ambinete të tjera publike dhe t’i qortojnë me mënyrën më të ashpër si praktikuesit, ashtu edhe ata që u shkojnë pas.
Nuk u lejohet muslimanëve që të mashtrohen me disa të vërteta që thonë dhe as të mashtrohen me numrin e shumtë të njerëzve që u drejtohen si pasojë e padijes, sepse ata janë gënjeshtarë dhe njerëz të prishur. Profeti, salallahu alejhi ue selem, e ka ndaluar frekuentimin e tyre, të pyeturit e tyre dhe besimin te fjalët që thonë, sepse kjo është diçka shumë e urryer që mbart me vete rrezik të madh dhe përfundim të shëmtuar.
Gjithashtu, në këto hadithe ka argument të qartë se fallxhori dhe magjistari janë te pa fe, sepse pretendojnë njohjen dhe zbulimin e dijes së fshehtë, gjë e cila është kufr dhe sepse ata nuk ia arrijnë qëllimit të tyre, veçse nëpërmjet përdorimit të xhindëve dhe adhurimit që u bëjnë atyre, gjë që po ashtu është kufr dhe shirk.
Ai që u beson fjalëve të atyre që pretendojnë njohjen e dijes së fshehtë, është njësoj si ata. Çdokush që i pranon ato gjëra të cilat ata pretendojnë se i dinë, le ta ketë të qartë se Profeti, salallahu alejhi ue selem, është i distancuar prej tij. Nuk i lejohet muslimanit t’i nënshtrohet kurimit të tyre (të pretenduar), si për shembull, shkrimi i fjalëve të pakuptueshme të shoqëruara me vija e vizatime, ose shkrirja e plumbit, e trillime të tjera si këto, të cilat i kanë zakon t’i bëjnë. Këto përbëjnë fall, magji dhe mashtrim të njerëzve. Kush i pëlqen veprat e tyre le ta dijë se po i përkrah dhe ndihmon në kufrin dhe në të kotën e tyre. Nuk i lejohet asnjë muslimani të shkojë tek ata, apo t’i drejtojë pyetje të tipit: “Me kë do martohet djali im?” apo një i afërm tjetër, apo t’i pyesë për lidhjet bashkëshortore mes dy të martuarve, për dashurinë mes tyre, për armiqësinë, për ndarjen etj., apo cfarë ndodh në familjet e të tjerëve, të gjitha këto janë prej të fshehtave që nuk i di askush përveç Allahut.
Magjia është nga ato vepra të ndaluara, të cilat konsiderohen kufr, sikurse tha Allahu në historinë e dy engjëjve në suren El-Bekare:
وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِ وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ إِلاَّ بِإِذْنِ اللّهِ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلاَ يَنفَعُهُمْ وَلَقَدْ عَلِمُواْ لَمَنِ اشْتَرَاهُ
مَا لَهُ فِي الآخِرَةِ مِنْ خَلاَقٍ وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْاْ بِهِ أَنفُسَهُمْ لَوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ
“… Këta engjëj nuk i mësonin dikujt magjinë, pa i thënë: Ne jemi dërguar sprovë, prandaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë nga ata gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi.
Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!” (Bekare: 102).
Ky ajet tregon se magjia është kufr dhe se magjistarët mund të shkaktojnë ndarje mes burrit dhe gruas. Po ashtu, tregon se vetë magjia nuk mund të sjellë dëm apo dobi, por ndikimi i saj ndodh me lejen e Allahut dhe dëshirën e Tij universale, sepse Allahu është Ai që ka krijuar të mirën dhe të keqen. Dëmi dhe humbja që po përhapin këta shpifës është shtuar shumë, të cilët i trashëguan këto njohuri nga idhujtarët, duke i mashtruar me to mendjelehtët, Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun (Të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi) ue HasbunaAllahu ue nimel uekil (Na mjafton Allahu dhe sa mbrojtës i mirë është Ai).
Gjithashtu, ky ajet tregon se ata të cilët mësojnë magjinë, në të vërtetë po mësojnë diçka që u sjell dëm dhe nuk u bën dobi, dhe se nuk meritojnë tek Allahu asnjë pjesë mirësie, apo të drejte. Ky është kërcënim i ashpër që tregon për dështimin e tyre si në dynja, ashtu edhe në Ahiret dhe tregon se ata e shitën veten e tyre për çmimin më të ulët, ndaj dhe Allahu i përçmoi për këtë duke thënë: “Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veten! Ah, sikur ta dinin ata”. (Bekare: 102).
E lusim Allahun të na ruajë nga sherri i magjistarëve, i fallxhorëve dhe i të gjithë mashtruesve. E lusim Allahun t’i ruajë muslimanët nga e keqja e të lartpërmendurve dhe e lusim t’u japë sukses prijësve muslimanë që të jenë syçelur ndaj tyre dhe të zbatojnë gjykimin e Allahut mbi ta, në mënyrë që të çlirohen njerëzit nga dëmi i tyre dhe i veprave të tyre të ndyra. Me të vërtetë Ai është Bujar që jep shumë.
Allahu ka ligjëruar për robërit e Tij mbrojtje me të cilën mbrohen nga e keqja e magjisë, përpara se ajo të ndodhë dhe gjithashtu u ka mësuar atyre se me çfarë shërohen pasi ajo të ndodhë, e gjitha kjo është mirësi dhe mëshirë nga Allahu për robërit e Tij. Më poshtë do sqarojmë ato gjëra të lejuara me sheriat me të cilat mbrohemi nga rreziku i magjisë, para se ajo të ndodhë dhe gjërat me të cilat shërohet pasi ajo të ndodhë. Gjëja më e rëndësishme dhe më e dobishme me të cilën mbrohemi nga magjia para se ajo të ndodhë është kryerja e këtyre dhikreve, leximi i ajetit Kursij pas çdo namazi farz, pas kryerjes së dhikreve që bëhen pas namazit. Po ashtu leximi i saj para gjumit. Ajetul Kursij është ajeti më madhështor në Kuran, ai është fjala e Allahut:
اللّهُ لاَ إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لاَ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلاَ يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلاَّ بِمَا شَاء وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَلاَ يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ
“Allahu! Askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij?! Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas (të shkuarën dhe të ardhmen e njerëzve), kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën (duke i përfshirë ato) dhe Ai nuk e ka të vështirë t’i ruajë ato. Ai është më i Larti, më Madhështori!” (Bekare: 255).
Po ashtu, leximi i sureve: Ihlas, Felek, Nas pas çdo namazi farz, si dhe leximi i këtyre sureve nga tre herë në agim, në fillimin e ditës, pas namazit të sabahut dhe në fillimin e natës, pas namazit të akshamit dhe kur shtrihet për të fjetur. Gjithashtu, në fillim të natës lexon dy ajetet e fundit të sures Bekare, ato janë fjala e Allahut:
آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْهِ مِن رَّبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ كُلٌّ آمَنَ بِاللّهِ وَمَلآئِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّن رُّسُلِهِ وَقَالُواْ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ*
لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا اكْتَسَبَتْ رَبَّنَا لاَ تُؤَاخِذْنَا إِن نَّسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا رَبَّنَا وَلاَ تَحْمِلْ عَلَيْنَا إِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِنَا رَبَّنَا وَلاَ تُحَمِّلْنَا مَا لاَ طَاقَةَ لَنَا بِهِ وَاعْفُ عَنَّا وَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا أَنتَ مَوْلاَنَا فَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ*
“I Dërguari beson në atë që i është shpallur (Kuranin) nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët, të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë o Zoti Ynë dhe tek Ti do të kthehemi!”
Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka, në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” (Bekare: 285-286).
Është saktësuar se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e lexon ajetin e Kursisë në një natë, do jetë nën mbrojtjen e Allahut dhe nuk do t’i afrohet shejtani deri në agim”.
Është saktësuar se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures Bekare në një natë, i mjaftojnë atij për atë natë”. Kuptimi i këtij hadithi (dhe Allahu e di më së miri) është se këto dy ajete i mjaftojnë si mbrojtje nga çdo e keqe.
Prej duave mbrojtëse është po ashtu edhe kërkimi i mbrojtjes me fjalët e Përsosura të Allahut nga e keqja që Allahu ka krijuar. Besimtari e thotë këtë dua natën dhe ditën, dhe kur hyn ose qëndron diku, qoftë në ndërtesë, apo në shkretëtirë, ose në det, apo kur udhëton me avion, etj. sepse Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush qëndron diku dhe thotë:
خَلَقَمَاشَرِّمِنْالتَّامَّاتِاللَّهِبِكَلِماتأَعُوذُ
Eudhu bi kelimatilahi et-tamati min sherri ma khalek Mbrohem me fjalët e Allahut të Përsosura nga e keqja e çdo gjëje që Ai ka krijuar, nuk do t’i bëjë dëm atij asgjë (nuk do ta gjejë asnjë e keqe) derisa të largohet nga ai vend”.
Po ashtu, është e pëlqyeshme që muslimani të thotë në mëngjes dhe në mbrëmje, nga tre herë këtë dua:
بِسْمِ اللَّهِ الَّذِي لاَ يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيْءٌ فِي الْأَرْضِ وَلاَ فِي السّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
Bismilahi el-ledhi la jedurru measmihi shejun fil erdi ue la fis-sema ue hue es-Semiu el-Alimu
Me emrin e Allahut me të cilin nuk të bën dëm asgjë as në qiej e as në tokë. Ai është më Dëgjuesi, më i Dijshmi
sepse është saktësuar se Profeti, salallahu alejhi ue selem, i nxiste besimtarët për thënien e kësaj duaje, e cila shërben si shkak për t’i shpëtuar çdo të keqeje.
Këto dhikre dhe dua konsiderohen ndër shkaqet më të forta për ruajtjen nga dëmi i magjisë dhe të këqijave të tjera, nëse robi kujdeset dhe i thotë vazhdimisht me besim, sinqeritet, bindje të sigurtë në fjalët e Allahut dhe me mbështetje tek Ai. Gjithashtu, këto dua konsiderohen si armët më të forta për zhdukjen dhe shkatërrimin e magjisë pasi ajo të ndodhë, duke i shoqëruar këto dhikre me përulje dhe nënshtrim tek Allahu, duke iu lutur Atij që ta largojë këtë dëm dhe të keqe që i ka rënë.
Ndër duatë që janë saktësuar nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, për shërimin e magjisë e të tjera veç saj, është ajo dua me të cilën Profeti, salallahu alejhi ue selem, u bënte rukje shokëve të tij:
إِلا شفاء لا الشافي أنت واشفه الباس أذهب الناس رب اللهم
سقماً يغادر لا شفاءً شفائك
Allahume Raben-nasi edh-hibil be`se ueshfi ente esh-Shafij la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen O Allah, Ti je Zoti i njerëzve largoje këtë të keqe dhe shëroje sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim tjetër veç shërimit tënd. Shëroje me shërim të atillë që nuk lë pas vetes aspak sëmundje. E thotë këtë tre herë.
Po ashtu është duaja të cilën Xhibrili, alejhi selam, ia lexoi Profetit, salallahu alejhi ue selem :
عين حاسد، الله يشفيك ، أو نفس كل شر من يؤذيك و شئ كل من باسم الله أرقيك
باسم الله أرقيك
Bismilahi urkijke min kuli shej`in ju`dhijke ue min sherri kuli nefsin eu ajnin hasid. Allahu jushfijke Bismilahi urkijke
Me emrin e Allahut po të bëj rukje nga çdo gjë që të lëndon dhe nga e keqja e çdo shpirti dhe syri ziliqar. Allahu të shëroftë Me emrin e Allahut po të bëj rukje.
E thotë këtë tre herë.
Ndër shërimet që përdoren kundër magjisë pasi ndodh, (në veçanti është shumë i dobishëm për bashkëshortin i cili nuk kryen dot marrëdhënie me gruan e tij), të marrë 7 gjethe të njoma nga pema e sidrit, t`i shtypë ato dhe t`i hedhë në një enë me ujë që i mjafton për t’u larë, lexon në të ajetin e Kursisë, suret Kafirun, Ihlas, Felek, Nas dhe ajetet që flasin rreth magjisë në suren Araf, Junus dhe Taha. Ajetet në suren Araf janë:
وَأَوْحَيْنَا إِلَى مُوسَى أَنْ أَلْقِ عَصَاكَ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَايَأْ فِكُونَ *
فَوَقَعَ الْحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ * فَغُلِبُواْ هُنَالِكَ وَانقَلَبُواْ صَاغِرِينَ*
“Ue euhajna ila Musa en elki asake fe idha hije telkafu ma je’fikun. Feuakaal haku ue betale ma kanu jamelun. Fegulibu hunalike uenkalebu sagirin”
“Atëherë Ne i kumtuam Musait: “Hidhe shkopin tënd!”- dhe ai filloi të gëlltiste gjithçka që trilluan ata. Në këtë mënyrë, doli në shesh e vërteta dhe dështoi ajo që kishin bërë ata. Kështu, Faraoni dhe njerëzit e tij u mundën dhe u kthyen të poshtëruar.” (Araf: 117-119)
Ajetet në suren Junus janë:
وَقَالَ فِرْعَوْنُ ائْتُونِي بِكُلِّ سَاحِرٍ عَلِيمٍ* فَلَمَّا جَاء السَّحَرَةُ قَالَ لَهُم مُّوسَى أَلْقُواْ مَا أَنتُم مُّلْقُونَ* فَلَمَّا أَلْقَواْ قَالَ مُوسَى مَا جِئْتُم بِهِ السِّحْرُ إِنَّ اللّهَ سَيُبْطِلُهُ إِنَّ اللّهَ لاَ يُصْلِحُ عَمَلَ الْمُفْسِدِينَ *
وَيُحِقُّ اللّهُ الْحَقَّ بِكَلِمَاتِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُجْرِمُونَ*
“Ue kale firaunu i’tunij bikuli sahirin alim. Felema xhaes-seheratu kale lehum Musa elku ma entum mulkun. Felema elkau kale Musa: ma xhi’tum bihis-sihru inallahe sejubtiluhu inallahe la juslihu amelel mufsidin. Ue juhikullahu el-hak-ka bikelimatihi ue leu kerihel muxhrimun”
“Faraoni tha: “M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!” Pasi erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni ç’keni për të hedhur!” Kur ata i hodhën, Musai tha: “Kjo që keni sjellë ju është magji dhe vërtetë Allahu do ta shkatërrojë atë. Allahu me siguri që do ta prishë punën e ngatërrestarëve. Allahu, me fjalën e Tij e forcon të Vërtetën, edhe sikur ta urrejnë keqbërësit këtë!” (Junus: 79-82)
Ajetet në suren Taha janë:
قَالُوا يَا مُوسَى إِمَّا أَن تُلْقِيَ وَإِمَّا أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَلْقَى* قَالَ بَلْ أَلْقُوا فَإِذَا حِبَالُهُمْ وَعِصِيُّهُمْ يُخَيَّلُ إِلَيْهِ مِن سِحْرِهِمْ أَنَّهَا تَسْعَى*
فَأَوْجَسَ فِي نَفْسِهِ خِيفَةً مُّوسَى* قُلْنَا لَا تَخَفْ إِنَّكَ أَنتَ الْأَعْلَى*
وَأَلْقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلْقَفْ مَا صَنَعُوا إِنَّمَا صَنَعُوا كَيْدُ سَاحِرٍ وَلَا يُفْلِحُ السَّاحِرُ حَيْثُ أَتَى
“Kalu ja Musa im-ma en tulkije ue im-ma en nekune eu-uele men elka kale bel elku fe idha hibaluhum ue isij-juhum jukhajelu ilejhi min sihrim en-neha tes’a. Fe euxhese fi nefsihi khifeten Musa kulna la tekhaf in-neke entel eala. Ue elki ma fi jeminike telkafu ma saneu. In-nema saneu kejdu sahirin ue la juflihu es-sahiru hajthu eta”
“Ata thanë: “O Musa, ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët.” Ai tha: “Jo, hidhni ju! Dhe ja tek i dukeshin atij litarët dhe shkopinjtë e tyre se po rendnin vërtet, për shkak të magjisë së tyre. Atëherë Musai ndjeu frikë në vetvete. Ne i thamë: “Mos u frikëso, se, në të vërtetë ti do të fitosh! Hidhe atë që mban në dorën e djathtë: do të gëlltisë gjithçka që kanë bërë ata, sepse ajo që kanë bërë ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve; e, magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet.” (Taha: 65-69)
Pasi i lexon këto ajete në një enë me ujë, atëherë pi prej tij tre gllënjka dhe pastaj lan trupin me atë ujë. Në këtë mënyrë do t’i largohet ajo që e ka goditur (në dashtë Allahu), nëse është e nevojshme mund ta përsërisë këtë veprim për herë të dytë, apo më shumë, derisa të shërohet; diçka e tillë lejohet.
Ndër mënyrat e shërimit të magjisë, e cila në të njëjtën kohë është ndër gjërat më të vlefshme për zgjidhjen e magjisë, është të bëhen përpjekje për të gjetur vendndodhjen e magjisë, të groposur në tokë, të fshehur diku në mal, e variante të tjera si këto. Nëse e zbulon vendndodhjen e saj, e nxjerr nga andej dhe e asgjëson, atëherë magjia bëhet e pavlefshme dhe shkatërrohet. Kaq ishte e mundur të bëja të qartë rreth gjërave me të cilat mbrohemi nga magjia dhe shërohemi prej saj, Allahu është Ai që jep sukses.
Shërimi i magjisë me anë të përdorimit të magjisë nuk lejohet, si për shembull: t’i bëjë ibadet xhindit, duke i therur kurban, apo të bëjë edhe lloje të tjera ibadeti. Kjo është nga veprat të cilat i nxit shejtani, madje është shirk i madh, ndaj është detyrë t’i ruheni kësaj gjëje. Po ashtu nuk lejohet kurimi i të sëmurit nëpërmjet fallxhorëve, mashtruesve, atyre që merren me bestytni dhe nuk lejohet përdorimi i gjërave që ata porosisin, pasi atyre nuk u zihet besë, sepse ata janë gënjeshtarë të këqinj që mashtrojnë njerëzit dhe pretendojnë se njohin të fshehtën. Profeti, salallahu alejhi ue selem, na e ka tërhequr vërejtjen për të mos shkuar tek njerëz të tillë, të pyeturit e tyre dhe besimi në fjalët e tyre, sikurse e sqaruam edhe në fillim të broshurës.
Është saktësuar se Profeti, salallahu alejhi ue selem, është pyetur për en-Neshrah dhe ai u përgjigj: “Ajo është prej veprave të shejtanit”. Transmeton imam Ahmedi dhe Ebu Daudi me zinxhir të mirë. En-Neshrah është zgjidhja e magjisë me magji të ngjashme nga një magjistar tjetër, duke shkuar tek magjistari dhe duke i kërkuar që ta zgjidhë magjinë. Këto veprime i bënin njerëzit para ardhjes se Islamit.
Ndërsa zgjidhja e magjisë me rukje, dhikre dhe dua të transmetuara, apo me ilaçe të lejuara, nuk përbën problem dhe është e lejueshme, ashtu siç e qartësuam më sipër. Këtë gjë që sapo e sqaruam e ka shprehur qartë edhe El Alameh Ibn Kajimi dhe shejh Abdurrahman ibn Hasen në Fet-hul Mexhid, e dijetarë të tjerë veç këtyre.
E lus Allahun t’i japë sukses muslimanëve që të shpëtojnë nga çdo e keqe, t’i ruajë ata në fenë e tyre dhe t’i bëjë ta kuptojnë fenë dhe t’i ruajë nga çdo gjë që bie në kundërshtim me sheriatin.
Ue salallahu ue selem ala abdihi ue rasulihi Muhamed ue alihi ue sahbihi.
Përktheu: Shuajb Rexha
Medine, 29 Dhulhixheh 1426