Martesa pa kujdestar (uelij)

0
159

🔅 Martesa pa kujdestar (uelij) 🔅
❌ Nuk i lejohet një femre të martojë veten e saj pa pasur kujdestar, për shkak të argumenteve të sakta që kanë ardhur!
🔺 “Nuk ka martesë pa kujdestar” Ebu Daudi (2085), saktësoi shejh Albani.
🔺 “Çdo grua që është martuar pa lejen e kujdestarit të saj, ta dijë se martesa e saj është batil (e shfuqizuar, e pasaktë), martesa e saj është batil, martesa e saj është batil!”
Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, e ka saktësuar shejh Albani.
🔹 Nuk ka dallim në këtë çështje mes asaj që është vajzë apo grua.
✍ Thotë Ibn Bazi -Allahu e mëshiroftë- “Nga kushtet e të qenit i saktë akti i martesës, është që të jetë me lejen e kujdestarit, sidoqoftë femra vajzë apo grua, sipas fjalës së profetit -alejhi salatu ue selam-
🔺 “S’ka martesë veçse me uelij”
🔹 Ka ardhur kërcënim i rëndë për gruan që marton vetveten. Profeti -alejhi salatu ue selam- ka thënë:
🔺 “Nuk e marton një grua, një grua tjetër dhe as gruaja nuk e marton vetveten, sepse imoralja marton veten e saj.” Ibn Maxheh, Sahihul Xhami (Albani) 7298
🔹 Hadithi i keqkuptuar “Gruaja ka më shumë të drejtë për veten e saj sesa ueliji (kujdestari) i saj”,
është për zgjedhjen mes kandidateve, jo për vendosjen vetë apo anashkalimin e uelijut.

Mirandi Shehaj

Subscribe