Cili është dallimi mes të qënit ‘’njeri i rregullt’’ dhe ‘’njeri rregullues’’?!

0
263

Cili është dallimi mes të qënit ‘’njeri i rregullt’’ dhe ‘’njeri rregullues’’?!

• I rregullti, mirësinë e ka për vete, ndërsa rregulluesi, mirësinë e ka për vete dhe për të tjerët.

• Të rregulltin e duan njerëzit, ndërsa rregulluesin e armiqësojnë njerëzit! Pse?
Profetin (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të), para shpalljes, e deshën populli i tij, sepse ishte i rregullt!
Ndërsa kur Allahu e zgjodhi si të Dërguar, u kthye në rregullues, prandaj e armiqësuan dhe e akuzuan si; magjistar, gënjeshtar, i çmendur!

• I rregullti nuk i trazon njerëzit në gjendjen e tyre, ndërsa rregulluesi përballet me shkëmbin e epsheve të njerëzve që do të përmirësojë!
Prandaj, Lukmani e këshilloi birin e tij për durim, kur e edukoi që të ishte rregullues. Kjo, për shkak se do të përballej me armiqësi!
‘’O biri im, kryeje namazin, urdhëro për mirë dhe ndalo nga e keqja, dhe duro ndaj dëmeve me të cilat do të përballesh’’!

• Dijetarët kanë thënë: Një rregullues i vetëm, është më i dashur tek Allahu se mijëra të rregulltë, sepse i rregullti mbron vetëm vetveten, ndërsa rregulluesi mbron gjithë njerëzit.
Allahu i Lartësuar ka thënë: ‘’Zoti yt, nuk i dënon qytetet, për shkak të zullumeve, nëse populli në to janë rregullues’’!
Bëhuni rregullues dhe mos u mjaftoni vetëm duke qenë të rregullt!

Mirandi Shehaj

Subscribe