Margaritar rreth vlerave të fesë Islame.

0
723

Feja Islame është ndërtuar mbi bazat e Imanit të cilat i ka përmendur Allahu duke thënë:

“Ju (muslimanë) thoni: Ne besojmë Allahun dhe atë që na është dërguar neve dhe atë që I është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, El-esbat (dymbëdhjetë bijve të tij), në atë që I është dhënë Musait dhe Isait dhe në çfarë u është dhënë të gjithë Pejgamberve nga Zoti I tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes tyre dhe vetëm Atij ne I jemi nënshtruar si muslimanë në Islam.” [Ali Imran: 84]

Për sa i përket këtyre bazave madhështore, me të cilat Allahu ka urdhëruar të gjithë robërit, kanë rënë dakort për to pejgamberët e të dërguarit. Këto baza përbëjnë ideologjitë dhe njohuritë më madhështore, duke filluar me besimin në çdo gjë që Allahu e ka cilësuar Veten e Tij në gjuhët e të dërguarve të Tij, e deri tek derdhja e mundit për të arritur kënaqësinë e Tij. Duke parë se origjina e kësaj feje është besimi në Allahun, e fryti I saj është veprimi I çdo gjëje që Allahu e do dhe është I kënaqur me të, duke vepruar çdo gjë sinqerisht vetëm për Allahun. A mund të imagjinohet se mund të egzistoj ndonjë fe tjetër më e mirë, më e bukur dhe më madhështore se kjo.

Kjo fe ka urdhëruar për besimin në gjithçka që I është dhënë pejgamberëve, ka urdhëruar për besimin e shpalljeve të tyre, ka urdhëruar për pohimin e të vërtetës të cilën ata e sollën prej Zotit të tyre, ka urdhëruar të mos bëjmë asnjë dallim midis tyre, të gjithë ata janë të dërguarit e besuar të Allahut dhe besnikët e tij të sinqertë. Është e pamundur t’i drejtohet kësaj feje ndonjë kundërshtim apo replikë.

Kjo fe urdhëron çdo gjë që është e vërtetë, pohon çdo gjë që buron nga besnikëria, ajo vendos dhe fikson realitetet fetare që mbështeten tek shpallja që I dërgoi Allahu të dërguarve duke ecur me realitetet e llogjikës, të cilat janë të dobishme dhe burojnë nga instikti I pastër. Kjo fe nuk e hedh asnjëherë poshtë të vërtetën, nuk e beson gënjeshtrën, nuk e përhap dhe nuk e përkrah të kotën. Pra, feja Islame është supreme dhe gëzon epërsi të theksuar mbi të gjitha fetë e tjera.

Kjo fe urdhëron për punët e mira, virtytet e larta e të ndershme dhe interesat e robërve. Ajo nxit për moralet e larta si drejtësia, dlirësia, mëshira, mirësia dhe në anën tjetër e ka nënçmuar padrejtësinë, mizorinë dhe të gjitha veset e këqija. Çdo veti të lartë që e kanë inkurajuar pejgamberët dhe të dërguarit, Islami e ka inkurajuar dhe e ka mbështetur atë. Çdo interes fetar dhe interes I kësaj bote për të cilën kanë thirrur dhe fetë e mëparshme, edhe Islami e ka nxitur atë. E në anën tjetër Islami ka ndaluar të gjitha dëmet dhe na ka urdhëruar t’I shmangemi atyre.

Me pak fjalë, me ideologjinë e kësaj feje pastrohen zemrat, rregullohen shpirtrat dhe me to themelohen virtytet e larta dhe punët e mira.

Shkeputur nga libri “Margaritari I përzgjedhur rreth vlerave të fesë Islame”
Autor Abdu-Rrahman bin Nasir Se’adi
Përshtati në shqip: Bledar Aliu

Subscribe