14 rregulla gjate ngrenies

0
2409

1- Ushqimi të fillojë me emrin e Allahut, mbështetur në thënien e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin me të:

“Kur të hani, përmendni emrin e Allahut të Madhëruar! Nëse ndonjëri harron ta përmendë emrin e Allahut në fillim të të ngrënit, le të thotë (kur të kujtohet) “Bismilah avelehu ue ahireh ” (Me emrin e Allahut, në fillim dhe në fund të ushqimit).”Ebu Dauti,Imam Ahmedi, dhe Ibn Maxha.

2-Në përfundim të të ngrënit të falënderojë Allahun e Madhëruar, mbështetur në thënien e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të:

“Kush ha diçka dhe thotë: “Falënderoj Allahun, i Cili më ushqeu dhe fumizoi, pa ndonjë mundim prej meje”, do t’i falen mëkatet e kaluara.”Ebu Daudi,Ibn Maxha dhe Tirmidhi

3-Të hajë me tre gishta të dorës së djathtë, me kafshata të vogla, të përtypë mirë ushqimin, të hajë nga pjesa e ushqimit që ka para vetes dhe jo nga mesi i enës sepse Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, ka thënë:

“O djalë! Përmend emrin e Allahut, ha me dorën e djathtë dhe ha nga pjesa që ke përpara vetes.”Buhariu,Muslimi

“Bereqeti zbret në mes të ushqimit, ndaj hani nga anët e tij dhe jo nga mesi.”Tirmidhiu

4-Ta përtypë mirë ushqimin, të fshijë pjatën, të lëpijë gishtat para se t’i fshijë apo lajë, sepse Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, ka thënë:

“Mbasi të mbaroni së ngrëni, mos i fshini gishtat para se t’i lëpini.”Buhariu dhe Ebu Daudi

Ndërsa Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin me të, na ka urdhëruar t’i lëpijmë gishtat dhe pjatën duke thënë: “Ju nuk e dini se në ç’pjesë të ushqimit eshtë bereqeti.”Muslimi

5-Nëse bie në tokë diçka prej ushqimit, e merr atë, e pastron dhe e ha përsëri, sepse Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, ka thënë:

“Nëse ndonjërit i bie diçka nga ushqimi i tij, ta marrë atë, t’ia heqë papastërtitë, pastaj ta hajë, që të mos ia lërë shejtanit.”Muslimi

6-Të mos i fryjë ushqimit të nxehtë, por ta hajë vetëm pasi të ftohet; të mos fryjë mbi gotën e ujit dhe të mos pijë me një frymë, por të pijë me tri ndërprerje, sepse Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të: “e pinte ujin me tri ndërprerje për të marrë frymë”Buhariu, “ka ndaluar të fryhet në enën e pirjes”,Tirmidhiu dhe: “ka ndaluar të fryhet apo të merret frymë në enë. ”Ebu Dauti,Tirmidhi

7- Të mos tejngopet, sepse i Dërguari i Allahut, paqja dhe Tij qofshin me të, ka thënë:

“Ena më e keqe që mbush njeriu është barku i tij. Atij i mjaftoja disa kafshata për të mbajtur veten. Por, po deshi më tepër, nje te tretën e stomakut ta lërë për ushqimin, një të tretën për të pirë dhe një të tretën për ajër (bosh).”Ibn Maxhe dhe Hakimi

8- Të fillojë shpëmdarjen e ushqimit apo të pijeve nga më të medhenjte më pas nga krahu i djathtë, dhe shpërndarësi të marrë i fundit transmetohet që Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të ka thënë: “Nga më i madhi, nga më i madhi!”; pra, fillo nga më i madhi ashtu, Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, lejoi Ibn Abasin të fillonte me më të mëdhenjtë që ndodheshin në të majtë të tij, nderkoh që Ibn Abbasi ndodhej në të djathtë të Profetit.Buhariu dhe Muslimi.

Në dy hadithe të Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, ka thënë:

“Fillo nga e djathta!” .Buhariu dhe Muslimi “Kush shpërdan ujin, pi i fundit.”

9- Të mos fillojë i pari, nëse në tavolinë ndodhen njerëz më të apo më me pozitë se ai, sepse kjo tregon babëzi.

10- Të mos e bëjë shokun apo mikpritësin t’i thotë “ha! ”, per edukatë të hajë ushqimin që ka përpara, pa turp dhe pa u shtirë sikur ka turp, sepse kjo e vë në pozitë shokun apo mikpritësin e tij. Ne sjellje ka pak hipokrizi (rija), e cila është e ndaluar.

11- Nëse janë duke ngrënë në një enë të përbashkët, të ketë kujdes? Të mos hajë më shumë se të tjerët, sidomos kur ushqimi është i paket sepse mund t’u hyjë në hak të tjerëve.

12- Gjatë ngrënies, të mos vështrojë të tjerët, sepse kjo mund t’i bezdis ata dhe mund t’i bëjë që të turpërohen, por duhet të ulë shikimin.

13- Gjatë ngrënies, të mos bëjë veprime që zakonisht njerëzit i konsiderojnë neveritëse, si p.sh. të hajë mbi enën e përbashkët, duke rrezikuar që të bjerë ndonjë gjë brenda, e të tjera veprime të kësaj natyre. Po ashtu, duhet të mos flasë gjëra që ta pështirosin ushqimin, sepse kjo lëndon të tjerët dhe lëndimi i muslimanit është i ndaluar.

14-Kur të hajë me të varfrit, t’u japë përparësi. Kur të hajë me vëllezërit, të ngrënët të jetë i lirshëm dhe i shpenguar, ndërsa kur të hajë me njerëz me pozitë, të ngrënët të jetë me edukatë dhe respekt.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “MINHAXH EL MUSLIM”
AUTOR:EBU BEKER EL XHEZAIRI “.

Subscribe