Ndeshkimi ne jeten e varrit per personit qe ben zina.

0
284

Ata që kryejnë zina ndëshkohen ashpër edhe në varret e tyre.
Në një hadith të gjatë, i Dërguari i Allahut alejhi selam rrëfen një ëndërr në të cilën pa se si dënoheshin disa mëkatarë në jetën e ndërmjetme të Berzahut.Transmeton Hakimi

Semureh ibën Xhundubi alejhi selam transmeton se një mëngjes i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:
“Mbrëmë më erdhën dy burra (në ëndërr) dhe thanë: “Eja me ne.
”Shkova me ta në një vend të shenjtë…
Vazhduam derisa arritëm në një gropë në tokë, që i ngjasonte një guve furre, e ngushtë nga lart e poshtë e gjerë. Nga ajo dëgjoheshin britma dhe zëra. Shikuam në të dhe pamë burra e gra lakuriq. Nën atë gropë kishte një zjarr të furishëm; sa herë që flakëronte, burrat dhe grat ulërinin dhe ngriheshin me të derisa gati nuk binin nga gropa. Kur zjarri qetësohej, ata ktheheshin (nëfund). Pyeta:“Kush janë këta?”Më thanë: “Ec më tutje… ”
Thashë: “Që nga fillimi i natës më dërguat në vende të ndryshme dhe pashë gjëra të habitshme. Ç’është e gjithë kjo qëpashë?” Ata thanë: “Tani do të të tregojmë… Sa u përket meshkujve dhe burrave lakuriq në gropë, ata janë lavirët dhe laviret… E,unë jam ‘Xhibrili dhe ky është Mikaili…
Buhariu nga Semureh.

Ngjashëm me këtë, Ebu Umameh Bexheli trasmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thëne derisa ishte duke fjetur një ditë, i erdhën dy engjëj, e kapën për krahësh dhe e dërguan në një mal të vrazhdë. E detyruan të ngjitej në të dhe i treguan pamje të ndryshme të ndëshkimeve të mëkatarëve në mesin e të cilave këtë:
“Ecem derisa pashe njerez te cilet ishin teper te enjtur dhe kishin nje duhme te keqe,si ate te llagemit.Pyeta:”Kush jane keta?Keta jane burrat dhe grate kuroreshkles. Shenon Iben Huzejme

Meqenëse zinaja është mëkat i madh i ndaluar rreptësisht në Islam, ata që e bëjnë atë i nënshtrohen një ndëshkimi të dhimbshëm edhe në jetën e përtejme. Citojmë prapë fjalën e Allahut:
“Dhe ata që pos Allahut nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk
bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar.” (Furkan, 68-69)