Lutjet në rast pikëllimi dhe dëshpërimi

0
135

Lutjet në rast të fatkeqësisë, pikëllimit dhe dëshpërimit

1 – I dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem thoshte ne lidhje me fatkeqësitë:
لا إِله إِلاَّ اللهُ الْعَظِيمُ الْحَلِيمُ ، لاَ إِله إِلاَّ الله رَبُّ الْعَرْشِ العظيم ، لاَ إِلهَ إِلاَّ الله ربُّ السَّمواتِ وَرَبُّ الأَرض وَرَبُّ العرش الْكَرِيم
“Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, të Madhëruarit e të Urtit. Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, Zotit të Fronit (Arshit) Madhështorë. Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, Zotit të qiejve e Zotit të tokës, Zotin e Fronit Fisnik.”

2 – Kur Profeti salallahu alejhi ue selem e përjetonte ndonjë vështirësi, thoshte:
يَا حَيُّ يَا قَيُّومُ برَحْمَتِكَ أَسْتَغِيثُ
“O ti i Gjallë përgjithmonë, o Mbikëqyrës i çdo gjëje! Kërkojë ndihmë me mëshirën Tënde.”

3 – Transmeton Ebu Bekrah radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
دعوات المكروب : اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلاَ تَكِلْني إِلى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْن وَأَصْلِح لِيِ شَأْنِيِ كُلَّهُ لاَ إِلهَ إِلاَّ أَنْتَ
“Duaja e të goditurit me fatkeqësi, është: “O Allahu im, unë shpresoj mëshirën Tënde, andaj, mos më të mbështetem tek vetja ime as sa një lëvizje e qepallave të syrit. Ma përmirëso gjendjen time. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje”.”

4 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha Esma bint ‘Umejsit:
ألا أعلمك كلمات تقولينهن عند الكرب – أو في الكرب – : الله الله رَبيِ لاَ أُشْرِكْ بِهِ شَيئاً
“A do që t’i mësoj ca fjalë që do t’i thua kur je në vështirësi? Atëherë, thuaj: “Allahu, Allahu është Zoti im! Unë nuk i bëj Atij shirk.”

5 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
دعوة ذي النون إذ دعا بها و هو في بطن الحوت : لاَ إِلَهَ إِلَّا أَنتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ الظَّالِمِينَ- لم يدع بها رجل مسلم في شيء قط ؛ إلا استجاب الله له
“Lutja e Dhen-Nunit (Junusit) me të cilën ai u lut përderisa ishte në barkun e balenës, ishte: “Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Teje! I pastër nga çdo e metë është Allahu! Vërtetë unë kam qenë prej të padrejtëve”. Nuk ka mysliman i cili e bën këtë lutje, veçse Allahu i përgjigjet atij.”

6 – Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
ما أصاب عبدا هم و لا حزن ، فقال : اللهُمَّ إِني عَبْدُكَ وابنُ عَبْدِكَ وابْنُ أَمتِكَ نَاصيتي بيَدِكَ ماضٍ فِيَّ حُكْمُكَ عَدْلٌ فيَّ قَضَاؤُكَ أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ سَمَّيتَ بِهِ نَفْسَكَ أَوْ أَنْزَلْتَهُ في كِتَابِكَ أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحداً مِن خَلْقِكَ أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِه في علم الْغَيْبِ عِنْدَكَ أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ العظيمَ رَبيع قَلْبي ونورَ بصرِي وجلاءَ حُزْنِي وَذَهَابَ هَمِّي ؛ إلا أذهب الله همه و حزنه ، و أبدله مكانه فرجا
“Nuk ka rob i cili ndonjë pikëllim apo dëshpërim, pastaj thotë: “O Allah, unë jam robi Yt, bir i robit Tënd dhe bir i robëreshës Tënde. Balli im është në Dorën Tënde, dispozitat Tuaja mbi mua i pranoj dhe gjykimi Yt mbi mua është i drejtë. Andaj, të lutem Ty me çdo Emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose të cilin e ke cekur në Librin Tënd, ose që ia ke mësuar ndonjë prej krijesave Tuaj, ose që e ke mbajtur të fshehur në Diturinë Tende; që, ta bësh Kuranin pranverë (forcë) të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, largim të pikëllimit dhe dëshpërimit tim; ”veçse se Allahu do t’ia largoj atij atë pikëllim apo dëshpërim, dhe do t’ia zëvendësojë ato me ndonjë gëzim.”

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 70-72

Subscribe