Kujdes nga pasimi i shejtanit !

0
3295

Kujdes nga pasimi i shejtanit !
Transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “ Kur të han dikush, të han me dorë të djathtë, të pi me të djathtën, të merr me të djathtën, të jep me të djathtën ngase shejtani han me të majtën, pi me të majtën, merr me të majtën dhe jep me të majtën”. (Es Sahiha 1236)
Transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “ Nëse dikush nga ju donë të mbath mbathje(këpucë, çorap) të filloj nga e djathta, e kur t’i zbath ato të fillon nga e majta, që të jetë e djathta e para që mbathet dhe e fundit që zbathet”. (Buhariu 5856, Muslimi 2097)
Imam Neveviu thotë:
“Ky është rregull i natyrshëm(vazhdueshëm) në legjislacionin islam e që çdo gjë që është për të mirë, në mirësi, e ngritur, e lavdëruar si veshja e rrobave apo këpucëve, hyrja në xhami, përdorimi i misvakut, prerjen e dhonjëve, shkurtimin e mustaqeve, krehjen dhe shkurtimin e flokëve, dhënien selam në namaz, pastrimin e trupit, daljen nga tualeti, ngrënia dhe pirja, përshëndetja mes njerëzve me dorë të djathtë, përshëndetja e gurit të zi, e të tjera që janë në kuptimin e punëve të mira bëhet së pari me të djathtën, ndërsa e kundërta e tyre si: hyrja në tualet, dalja nga xhamia, zhveshjen e rrobave apo mbathjeve e të ngjashme bëhen me të majtën, e gjithë kjo si respekt dhe mirësi që Allahu ia tha të djathtës, Allahu e di më së miri”. (Sherh Sahih Muslim 2/163)

Unejs Murati-Daku