Ku është argument se Allahu i Madhëruar është mbi Arshin/Fronin e Tij?
Përgjigje: Argumentet në lidhje me këtë janë të shumta, si nga Kurani ashtu dhe nga Suneti i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Prej këtyre po përmendim:
a) “I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).”
b) “Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (që mbisundon gjithësinë).”
c) “Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron.”
d) Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur Allahu krijoi krijesat, shkroi në fletën e cila ndodhet tek Ai lart mbi Arsh “Mëshira ime ia ka kaluar hidhërimit tim”.
Unejs Sheme