Kjo është jeta e kësaj bote

0
355

Te keshilloj!
Qe dynjane perhere te mbash ne dore dhe jo ne zemer. Nese e ke ne dore ajo aspak s’te demton. E nese e ‘strehon’ ne zemer, ajo te rremben dhe te ben ‘skllav’ te saj.
Dije se dynjaja eshte ‘vendbanim me qira’. Sado te mendosh se e posedon ate, ti thjesht iluzionon. Dhe çfaredo te besh ne te, ti nje dite ke per ta lene ate.
Dikush nga selefet ka thene: “Dynjane konsideroje si vendi ku kryen nevojat fiziologjike”.
Kjo eshte dynjaja:
-Sot i ri e neser i plakur.
-Sot i forte e neser i dobet.
-Sot e shendetshem e neser i semure.
-Sot i pasur e neser i varfer.
-Sot i ngritur e neser i poshteruar.
-Sot i njohur dhe me pushtet e neser i panjohur.
-Sot me shoke shume e neser i vetem.
-Sot i gjalle e neser i vdekur.
Ndersa bota tjeter eshte ‘vendbanimi qe posedon’. Eshte ‘ne doren’ tende qe tani, duke qene ne dynja, ta ndertosh shtepine tende atje. Jane disa rober te Allahut qe jetojne me ne, e te cilet nuk posedojne:
-Shoke te shumte.
-Pasuri.
-Pozite.
-Poste ne kete jete kalimtare.
-Jane te panjohur ne toke.
Porse…
Ata jane te njohur ne qiell dhe zoterimet e tyre atje jane te medha. Keshtjellat e tyre ndertohen dhe kopshtet e tyre mbillen. Prandaj ndertoje sot ate qe deshiron te posedosh neser ne boten tjeter.

“Keshilla te dobishme ne akide, adhurim, edukim dhe morale”, vell. 2
Unejs Sheme

Subscribe