Keshilla nga Hasan El Basriu

0
209

Keshilla nga Hasan El Basriu
”Njeriu është i dobët dhe i pafuqishëm, andaj le të ngarkohet aq sa mund të bartë. Sepse, nëse ngarkohet me detyra të shumta, ekziston frika nga përtesa dhe braktisja e punëve”.
“Njeriu eshte gjithmone ne shenjester, te sprovave, fatkeqsive ose vdekjes”.
Hasan el Basriu
”Sëmundja e pastron trupin ashtu sic e pastron zekati pasurinë”.
Hasan el-Basriu
”Trupi që nuk di për sëmundje, është sikur pasuria që nuk pastrohet me zekat: në të nuk ka përparim”.
Hasan el-Basriu
”Mendimi i drejtë dhe devotshmëria janë veprat më të mira.Kush e rregullon veten e tyre sipas tyre është i sigurt se do te shpëtojë”.
Hasan el-Basriu
I është thënë Hasen Basriut, Allahu e mëshiroftë:
“Ç’është puna me adhuruesit (që falen natën), fytyrat e tyre dallohen, janë më të mirat.”
Ka thënë: “Ngase ata janë vetmuar me Allahun, Ai i ka hijeshuar me dritën e Tij.”
“Kjo bote eshte treg ne te cilin fitohet bota tjeter”.
Hasan el Basriu.
Hasan el-Basriu ka thënë: “Shenja e largimit prej All-llahut është preokupimi i njeriut me gjërat që nuk i përkasin.”

Shuajb Rexha

Subscribe