Hadithe rreth vleres se prinderve dhe miresjelljes me ta
“E pyeta te Derguarin sal-Allahu alejhi ue sel-lem:
-Cila veper eshte me e dashur per Allahun?
Tha: -Namazi ne kohen e tij.
I thashe: -Pastaj cila?
Tha: Pastaj bamiresia ndaj prinderve…”
El Irua 1197
Hadith i sakte.
Trasmetohet nga Abdullah ibn Umeri radijallahu anhuma :
“Kenaqesia Zotit eshte ne kenaqesine e prindit dhe Hidherimi i Zotit eshte ne hidherimin e prindit”
Es-Sahihah 515
Hadith i sakte
Trasmeton Behz ibn Hakijm nga babai i tij e nga gjyshi i tij se ka thene:
“O i Derguari i Allahut! Kujt t`i bej bamiresi?”
Tha: “Nenes tende.”
I thashe: “Kujt t`i bej bamiresi?”
Tha: “Nenes tende.”
I thashe: “Kujt t`i bej bamiresi?”
Tha: “Nenes tende.”
I thashe: “Kujt t`i bej bamiresi?”
Tha: “Babait tend, pastaj ate qe ke te afert e keshtu me radhe”
El Irua 829
Hadith hasen
Nga Ibn Abbasi radiAllahu anhuma trasmetohet se i erdhi nje njeri e i tha:
“U fejova me nje grua dhe ajo refuzoi te martohej me mua. U fejua me te nje tjeter dhe ajo donte te martohej me te. Kisha xhelozi per te dhe e vrava. A ka pendese per mua?”
Tha: “A eshte nena jote gjalle?”
Tha: “Jo.”
Tha: “Pendoju Allahut Azze ue Xhel-le dhe afrohu Atij me adhurime aq sa te kesh mundesi.”
Ataa ibn Jesari rahimehulla ka thene:
“Shkova e pyeta Ibn Abbasin:
-Pse e pyete a e ka nenen gjalle?”
Tha: “Nuk di ndonje veper qe te afron te Allahu Azze ue Xhel-le me shume se sa bamiresia ndaj nenes”
Sahihah 2799
Hadith i sakte
Trasmetohet nga Tajseleh ibn Mejjas:
“Isha me Nexhedaat (Khawarixhet) dhe bera nje gjynah qe e dija se eshte nga gjynahet e medha shume e ja permenda kete Ibn Umerit”
Me tha: “Cili eshte ky gjynah?”
I thashe: “Keshtu e keshtu.”
Tha: “Nuk eshte prej gjynaheve te medha shume. Ato jane nente:
-Adhurimi i dikujt tjeter pervec Allahut
-Vrasja e te pafajshmit
-Ikja nga fronti
-Akuzimi i grave te ndershme
-Marrja e kamates
-Prekja e pasurise se jetimit
-Mohimi i Allahut ne Xhamine(e shenjte)
-Pirja e pijeve dehese
-Qarja e prindit nga sjellja e keqe e femijes ndaj tij
A ke frike nga Zjarri e do te hysh ne Xhennet?”
I thashe: “Po pasha Allahun!”
Tha: “A e ke gjalle baben?”
I thashe: “Kam vetem nenen.”
Tha: “Wallahi nese do t`i flasesh bute asaj dhe do t`i japesh per te ngrene, padyshim qe do te hysh ne Xhennet nese i largohesh gjynaheve te medha.”
Sahihah 2898
Hadith i sakte
“Dhe shtrije per ta krahun e nënshtrimit, të mirësisë e të përuljes me mëshirë…” {Isra, 24}
Trasmetohet nga Eruah se ai ne koment te ketij ajeti ka thene:
“Dmth mos ia le pa plotesuar ate qe deshirojne”
Isnad i sakte
Sahih Edeb el Mufrad 36
Ebu Hurejrah radijallahu anhu trasmeton se i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:
“Nuk arrin te ia shperbleje femija prindit ne asnje rast pervec kur e gjen te roberuar, e blen dhe e liron”
El Irua 1747
Hadith i sakte
Trasmetohet nga Abdullah ibn Amr adijallahu anhuma :
“Erdhi nje burre te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem per t`i dhene besen per hixhret (per tu shperngulur bashke me Pejgamberin alejhi selam) por nderkohe i kishte lene prinderit duke qare.
I tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
‘Kthehu te ata dhe beji te qeshin ashtu sic i bere te qajne.’”
Tealijk er-Ragijb 3/213
Hadith i sakte
Trasmetohet nga Ebu Murrah, sherbetori i Um Hani vajza e Ebu Talibit se:
Ai shkoi bashke me Ebu Hurejran, mbi te njejten kafshe udhetimi, tek toka e tij(atdheu i tij, elAkik). Sa hyri thirri me sa kishte fuqi: ‘Paqja, Meshira dhe Begatite e Allahut qofshin mbi ty o nena ime!’
Ajo tha: ‘Edhe mbi ty’
Tha: ‘Allahu te meshirofte qe me rrite kur isha i vogel!’
Ajo tha: ‘Edhe ty biri im, Allahu ta shperblefte me te mira e qofte i kenaqur prej teje qe ben bamiresi ndaj meje kur u plaka’
Isned i sakte
Sahih Edeb elMufred 37
Trasmetohet nga Ebu Bekrah radijallahu anhu :
Ka thene i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“A doni t`u tregoj per gjynahet me te medha?
A doni t`u tregoj per gjynahet me te medha?
A doni t`u tregoj per gjynahet me te medha?”
Thane: “Padyshim qe po o i Derguari i Allahut!”
Tha: “Adhurimi i dikujt tjeter bashke me Allahun, sjellja e keqe ndaj prinderve…”
Gajetul Meram 277
Hadith i sakte
Ka thene i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“E ka mallkuar Allahu ate qe pret kurban per dike tjeter pervec Allahut, e ka mallkuar Allahu ate qe vjedh toke(duke ndryshuar kufinjte e truallit), e ka mallkuar Allahu ate qe mallkon prinderit e tij…”
El Mishkat 4070
Hadith i sakte
Trasmetohet nga Ebu Derda radijAllahu anhu:
“Me porositi i Derguari i Allahut me nente gjera:
-Mos adhuro bashke me Allahun asgje edhe nese te presin ne copa apo te djegin!
-Mos e ler kurresesi namazin! Ai qe e le namazin me dashje, Allahu ka hequr dore prej tij (nuk eshte me nen besen e mbrojtjen e Allahut).
-Mos pi pije dehese ne asnje menyre! Me te vertete qe kjo eshte celesi i cdo te keqeje.
-Bindju prinderve te tu! Edhe nese te urdherojne te dalesh nga dunjaja, dil per ta. (dmth: bindju ne cdo gje pervec kur te urdherojne t`i besh gjynah Allahut)
-Mos hiq kurre dore nga bindja ndaj prijesave edhe nese e sheh qe je i vetmi qe je ne hak.
-Mos ik nga fronti edhe nese po te vjen shkaterrimi e shoket e tu kane ikur.
-Shpenzo per familjen tende sa te kesh mundesi.
-Mos ver dore mbi ta kot pa arsye.
-Perkujtoji ata t`i ruhen kufinjve te Allahut Azze ue Xhel-le.”
El Irua 2026
Hadith hasen
Trasmetohet nga Abdullah ibn Amr radijallahu anhuma:
“Erdhi nje burre te i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Donte te shkonte ne Xhihad.
I tha: ‘A i ke gjalle prinderit’
-Po ,-tha.
I tha: “’Te ata dy beje Xhihadin’ (duke u kujdesur per ta).”
El Irwa 1199
Hadith i sakte
Nga Ebu Hurejrah radijallahu anhu trasmetohet se i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:
“I poshteruar eshte ai! I poshteruar eshte ai! I poshteruar eshte ai!”
Thane: “O i Derguar i Allahut! Cili?”
Tha: “Ai te cilit i arriten prinderit ose njeri prind ne moshen madhore, dhe hyri ne Zjarr” (ngaqe nuk u kujdes per ta e nuk beri bamiresi ndaj tyre)
Talijk er-Ragijb 3/215
Hadith i sakte
Trasmetohet nga Saad ibn Ebij Wekkas radijallahu anhu :
“Kane zbritur per shkakun tim kater ajete nga Libri i Allahut:
(1)Ishte betuar nena ime qe as s`do hante e as s`do pinte derisa te ndahesha nga Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atehere Allahu zbriti ajetin:
‘Por nëse ata të dy(prindërit) përpiqen te te shtyjne ty që ti të bashkosh në adhurimin e Allahut të tjerë për të cilët ti nuk ke asnjë fakt(argument), atëherë mos iu bind atyre, por sillu me ta në dynja me dashamirësi dhe ndiq rrugën e atij i cili më kthehet Mua me pendim dhe nënshtrim. Pastaj tek Unë do të jetë kthimi juaj dhe Unë do t’ju tregoj çfarë keni punuar.’ {Lukman, 15}
(2)Mora nje shpate qe me pelqeu(nga placka e luftes) dhe thashe: ‘O i Derguari i Allahut! A ma dhuron mua kete?’ Zbriti:
‘Te pyesin ty per placken e luftes’ {Enfal, 1}
(3) U semura dhe me erdhi i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. I thashe: ‘Dua te ndaj pasurine time. A ben ta le amanet per dike(jo-trashegimtareve te mi) gjysmen?’ Tha: ‘Jo!’ I thashe: ‘Nje te treten?’ Heshti e pastaj tha: ‘Nje te treten maksimumi!’
(4) Piva alkool me disa ensare dhe njeri nga ata me goditi ne hunde ne Lahja Xhemel (vend rruges se Mekes) dhe shkova te i Derguari i Allahut sal-lAllahu alehi ue sel-lem dhe Allahu Azze ue xhel-le zbriti ndalueshmerine e pirjes se alkoolit.”
El Mishkat 3072
Hadith i Sakte
Trasmetohet nga Abdullah ibn Amr radijallahu anhuma se ka thene i Derguari i Allahut sal-lAllahu lajehi ue sel-lem:
“Prej gjynaheve te medha eshte qe njeriu te shaje prinderit e tij.”
Thane: “Si i shan njeriu prinderit e tij?”
Tha: “Shan ndonjerin e ai shan babain e nenen e tij.”
Talijk er-Ragijb 3/221
Hadith i sakte
Trasmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se ka thene:
I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:
“Tre dua jane te pranuara, ska dyshim ne to. Duaja e atij qe i eshte bere padrejtesi, duaja e udhetarit dhe duaja e prinderve per femijen e tyre.”
Sahihah 598
Hadith hasen
Trasmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se ka thene:
“I rriten gradat te vdekurit pas vdekjes dhe thote: “O Zot! Cfare eshte kjo? Si eshte e mundur?”
I thuhet: “Nga femija yt i cili kerkon falje per ty.”
Isnad hasen
Sahih Edeb el Mufrad
Trasmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:
“Kur vdes robi i nderpriten veprat pervec ne tre raste: sadaka e vazhdueshme (vakef), dije prej se ciles perfitojne te tjeret, femije i hajrit qe ben dua per te.”
El Irua 1580
Hadith i sakte
Trasmetohet nga Ibn Abbasi radijallahu anhuma se nje njeri tha:
“O i Derguari i Allahut! Nena ime ka vdekur e nuk ka lene testament. A i ben dobi asaj nese une jap sadaka (lemoshe) per te?”
Tha: “Po.”
Sahih Ebi Daud 2566
Hadith i sakte
Ibn Umeri radiAllahu anhuma trasmeton nga i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ai ka thene:
“Bamiresia me e mire qe mund te beje njeriu eshte te mbaje lidhjet me miqte e dashamiret e babait te tij(pas vdekjes).”
Sahiha 3063
Hadith i sakte
Nga Eruah trasmetohet se Ebu Hurejra radijallahu anhu pa dy burra dhe i tha njerit prej tyre:
“Ca e ke kete?”
Tha: “Babai im.”
I tha: “Mos e thirr ne emer(pa respekt: O filan!), mos ec para tij, mos u ul para tij”
Isnad sahih
Sahih Edeb el Mufrad
“Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok në adhurim, dhe u bëni mirësi prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve që lypin, fqinjit të afërt, fqinjit të ardhur, shokut pranë, udhëtarit (që takoni) dhe atyre (robërve) që i keni nën pushtetin tuaj. Vërtet Allahu nuk i do ata që janë kryepërpjetë e që mburren.” {Nisaa, 36}
23. Ndërsa Zoti yt ka përcaktuar që ti të mos adhurosh askënd e asgjë veç Atij dhe që të jesh i përkushtuar ndaj prindërve të tu. Në qoftë se njëri prej tyre ose që të dy arrijnë moshën e pleqërisë dhe ti je gjallë me ta, mos u thuaj atyre ndonjë fjalë pakënaqësie e mosrespekti, as mos e ngritni zërin (duke u thënë “uf!”), por t’u drejtoheni atyre me shprehje nderuese e me respekt.
24. Dhe ule mbi ta krahun e nënshtrimit, të mirësisë e të përuljes me mëshirë dhe thuani: “Zoti im! Dhuro mbi ta Përkujtimin Tënd siç më rritën mua, kur unë isha i mitur.” {Israa}
Dhe Ne i kemi përcaktuar njeriut që të jetë i mirë dhe i përkushtuar ndaj prindërve të tij. Nëna e tij e mbart atë me mundime dhe e lind atë me mundime; mbartja e tij dhe gjidhënia atij është tridhjetë muaj, derisa kur të arrijë moshën e fuqisë dhe arrin dyzet, thotë: “Zoti im! Më dhuro mua fuqi e mundësi që të mund të jem falënderues për Mirësitë e Tua që më ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe që të mund të punoj mirësi e drejtësi, të atilla vepra që gjejnë Kënaqësinë Tënde, më dhuro edhe pasardhës të mirë. Vërtet që të jam kthyer Ty me pendim dhe vërtet që unë jam prej muslimanëve (duke iu nënshtruar Vullnetit Tënd).” {Ahkaf, 15}
Trasmetohet nga Ebu Bekrah radijallahu anhu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:
“Nuk ka gjynah me te cilin t`i shpejtohet gjynahqarit denimi me shume, pervec asaj pjese te denimit qe eshte ruajtur per ne ahiret, sesa padrejtesia dhe shkeputja e lidhjeve farefisnore.”
Sahihah 915
Hadith i sakte
Trasmetohet nga Esma bija e Ebu Bekrit radijallahu amhu,a se ajo ka thene:
“Erdhi nena ime(mushrike) ne kohen e Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe donte te mbante lidhjet me mua dhe pyeta Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: ‘A t`i mbaj lidhjet me te?’ Tha: ‘Po’.”
Ka thene Ibn Ujejneh rahimehullah:
“Zbriti Allahu Azze ue Xhel-le per te ajetin:
‘Allahu nuk u ndalon që ju të mbani drejtësi e te silleni mirë me ata të cilët nuk u luftuan për çështje të fesë dhe nuk u dëbuan nga shtëpitë tuaja. Vërtet që Allahu i do ata që mbanjne drejtësi .’
{Mumtehaneh, 8}”
Sahih Ebi Daud 1468
Hadith i sakte
Perktheu: Anis Agovi