Gjithçka që bën nga të mirat, apo të keqijat, janë për veten tënde

0
223

Gjithçka që bën nga të mirat, apo të keqijat, janë për veten tënde; Allahu është i pasur dhe nuk ka nevojë për askënd. Ai thotë në Kuran:

“Kush sheh (të vërtetën), e bën për veten e tij” (Sure El-En’am, 6:104)

“Kush pastrohet (moralisht), e bën vetëm për veten e tij” (Sure Fatir, 35:18)

“Kush falënderon, e falënderon për veten e tij” (Sure Lukman, 31:12)

“Kush përpiqet (për të mirën), e bën për veten e tij” (Sure El-Ankebut, 29:6)

“Kush udhëzohet, udhëzohet për të mirën e vet.” (Sure El-Isra, 17:15)

“Kush e shkel besën, e shkel atë kundër vetes së tij.” (Sure El-Feth, 48:10)

“Kush fiton mëkat, e fiton atë kundër vetes së tij.” (Sure En-Nisa, 4:111)

“Kush është koprrac, është koprrac ndaj vetes së tij” (Sure Muhammed, 47:38)

Agim Bekiri

Subscribe