Pyetje 11
Rrjedhja e gjakut nga gruaja shtatzanë në ditë Ramazani a e prish agjërimin e saj?
Përgjigje:
Nëse rrjedh gjaku i menstruacioneve kur femra është duke agjëruar, menjëherë agjërimi i saj pri-shet, duke u nisur nga thënia e profetit a.s.: “A nuk është që kur i rrjedhin menstruacionet nuk falet dhe nuk agjëron?”
Për këtë arsye këtë rrjedhje e konsiderojmë nga ato gjëra që e prishin agjerimin. Po kështu edhe rrjedhja nga lehonia e prish agjerimin…
Rrjedhja e gjakut nga gruaja shtatzanë në Ramazan, nëse është nga menstruacionet, është njesoj si menstruacioni i saj, pa qenë shtatzënë, pra e prish agjërimin, e, nëse nuk është prej men-struacioneve nuk ndikon në agjërimin e saj.
Rrjedhja e gjakut nga gruaja shtatzanë, mund të ndodhë që të jetë menstruacion, nëse është i pa-ndërprerë që kur ajo mbeti shtatzënë, sidomos kur asaj i rrjedh në kohën, ditët e veta (që ajo i di) të menstruacioneve. Në këtë rast ajo konsiderohet me menstruacione dhe nuk mund të agjërojë e të falet.
Nëse asaj i ndërpritet rrjedhja e gjakut, pastaj i rikthehet, e më pas shikon gjak që nuk i përket gja-kut të ditëve të saj (të veçanta) të menstruacioneve, atëherë ai gjak nuk është nga menstruacionet dhe nuk ndikon në agjërimin e saj.
Pyetje 12
Nëse gruaja në kohën e menstruacioneve të saj (ditët e saj të veçanta) një ditë shikon gjak e në tjetrën jo, gjatë gjithë ditës… si duhet të veprojë?
Përgjigje:
Pastërtia e saj në atë ditë (gjatë kohës së men-struacioneve) nuk konsiderohet e tillë, sepse ajo
është në kohën e menstruacioneve të saj dhe për këtë fakt ajo konsiderohet e papastër dhe vazhdon të mos falet e të agjërojë. Sipas dijetarëve ajo femër që shikon një ditë gjak e një tjetër jo, duhet të presë deri në 15 ditë, të cilat i konsiderohen asaj si ditë menstruacionesh.
Pyetje 13
Nëse gruaja në ditët e fundit të menstruacioneve të saj (para pastrimit) nuk shikon gjurmë (shenja) gjaku, a duhet të agjërojë para se të shiko-jë sekrecionin e bardhë apo jo?
Përgjigje:
Nëse ajo zakonisht nuk është nga ato gra që e shikojnë sekrecionin e bardhë, atëhere duhet të agjërojë, e nëse është nga ato gra që zakonisht e shikojnë sekrecionin e bardhë, atëherë ajo nuk du-het të agjërojë deri sa ta shikojë sekrecionin e bardhë.
Pyetje 14
Çfarë vendimi mund të japim për leximin e Kur’anit (apo thënien përmendësh të tij) nga gruaja që është me menstruacione apo lehoni, në raste nevoje si p.sh., kur gruaja është studente apo mësuese?
Përgjigje:
Për leximin e Kur’anit nga femra me menstru-acione apo lehoni, në rast nevoje (p.sh. kur është studente apo mësuese), nuk ka ndonjë ndalesë , por leximi i Kuranit nga ajo për të kërkuar sevape (mirësi) nuk eshtë i preferueshëm, bile më mirë të
mos ta bëjë këtë, sepse shumica e dijetarëve nuk e quajnë të lejueshme.
Pyetje 15
A duhet që gruaja që ka kaluar menstruacionet t’i ndërrojë rrobat e saj, kur e di me siguri se ato nuk janë të pastra?
Përgjigje:
Nuk është e nevojshme që ajo t’i ndërrojë rro-bat, sepse menstruacionet nuk bëjnë pis (ndot) trupin, por vetëm rrobat që e kontakojnë atë. Për këtë gjë Profeti (a.s.), i ka urdhëruar gratë që u ndoten rro-bat e brendëshme nga gjaku i menstruacioneve që t’i lajnë ato mirë e pastaj të falen me to.
Shuajb Rexha