Dëgjimi i historive të profetëve dhe të dërguarve e shton besimin.

0
354

Dëgjimi i historive të profetëve dhe të dërguarve e shton besimin.

Besimi në profetët dhe të dërguarit është një nga shtyllat e besimit. Kur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u pyet për besimin, ai tha: “Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e Fundit dhe të besosh në kaderin, të mirën dhe të keqen e tij”. Muslimi me nr. (😎.

Prej gjërave obligative të besimit në profetët dhe të dërguarit është dashuria për ta. Përderisa dashuria për njerëzit e devotshëm është fe, besim dhe ihsan, atëherë dashuria për profetët dhe të dërguarit është më primare sepse ata janë udhërëfyesit e karvanit të njerëzve të devotshëm. E si jo, kur Allahu i Madhëruar i ka përzgjedhur ata për të përcjellur (kumtuar) fenë e Tij tek njerëzit. Ngase “Allahu e di më mirë se kujt ia jep mesazhin e Vet.” El-Enam, ajeti 124.

Pra, dëgjimi i historive të tyre është shkak për t’i dashur ata, ndërsa dashuria për ta e shton besimin.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush posedon tri gjëra, ai e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se çdo gjë tjetër, ta dojë tjetrin vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë të kthehet në mosbesim (kufër) pasi Allahu e shpëtoi prej tij, siç urren të hidhet në Zjarr”.

Transmetohet nga Ibën Mesudi radijAllahu anhu se: Një burr erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: O i Dërguari i Allahut, çfarë thua për dikë që e do një popull por nuk ka aq të mira sa mund të qëndrojë bashkë me ta? I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Njeriu është me atë që do”. Buhariu me nr. (6169) dhe Muslimi me nr. (2639) dhe teksti është i tij.

Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu se një nomad (banor i shkretëtirës) e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Kur do të ndodh Ora (Kiameti)? I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Çfarë ke përgatitur për atë (Ditë)?” Ai tha: Dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Ti do të jesh me atë që do”. Buhariu me nr. (6171) dhe Muslimi me nr. (2639) dhe teksti është i tij.

“Pasqyrimi i historive kuranore; mësime, këshilla dhe dobi”

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid (Allahu e mëshiroftë!)

Unejs Sheme

Subscribe