Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: Një burrë pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: O i Dërguari i Allahut! Ne udhëtojmë në detra dhe mbartim pak ujë me vete. Nëse marrim abdes me të, do të na marrë etja. A të marrim abdes me ujin e detit?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Uji i tij është i pastër (dhe pastrues), dhe ngordhesira (coftina) e tij është e lejuar (që të hahet).” Hadith autentik. Ahemdi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxheh. Tirmidhiu thotë: Ky hadith është hasen sahih (i vërtetë).
Shpjegimi
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Ky hadith madhështor tregon se uji i detit është i pastër dhe se i lejohet njeriut të marrë abdes prej tij, të pijë prej tij dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë. Prandaj Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Uji i tij është i pastër (dhe pastrues) dhe ngordhesira (coftina) e tij është e lejuar (që të hahet).” Nëse uji i tij filtrohet dhe pihet, ai është i mirë. Po ashtu nëse merret abdes dhe gusul me ujin e tij (detit), ai është i mirë.
“Uji i tij është i pastër (dhe pastrues) dhe ngordhesira (coftina) e tij është e lejuar (që të hahet).” Pra, e ngordhura/coftina e detit si peshqit, balenat etj., janë të gjitha të lejuara dhe të mira (për konsumim). Siç thotë Allahu i Madhëruar: “Ju është lejuar gjuetia e detit dhe çdo ushqim nga deti është për t’u kënaqur ju dhe udhëtarët…”
Allahu i Lartësuar e ka lejuar për robërit e Tij ushqimin e detit prej balenave dhe çka në të prej kafshëve, ndërsa ujin e tij e ka bërë të pastër, ku besimtari merr abdes me të, lahet tërësisht, pi prej tij, lanë rrobat me ujin e tij e shumë gjëra tjera.
“Uji i tij është i pastër (dhe pastrues) dhe ngordhesira (coftina) e tij është e lejuar (që të hahet).” Hadithi është prej kuptimeve gjithëpërfshirëse të shprehura me pak fjalë që i është dhënë Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Përktheu: Unejs Sheme