Cila është edukata dhe etika në dhënien e këshillës ndaj muslimanit

0
922

1- Butësia, sepse njeriu është i krijuar i atillë që e do atë i cili sillet mirë dhe e urren atë që sillet keq:

“Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”. Al Imran: 159.

Ndërsa Profeti ka thënë: “Vërtet ju jeni dërguar lehtësues e jo vështirësues”. Të gjith veç Muslimit.

2- Këshilla të bëhet në mënyrë të fshehtë. Imam Shafiu Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kush të këshillon në publik, ktheja brapsh këshillën, sepse ai ka kërkuar injorimin tënd e jo këshillën tënde”. Fudejl bin Ijad Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Besimtari fsheh dhe këshillon, ndërsa i prishuri turpëron dhe injoron”. Sa të shumtë janë ata të cilët injorojnë në emër të fesë, apo në emër të këshillës dhe përmirësimit!…

3- Urrejtja e gjynahut dhe jo gjynahqarit. Ebu Derda i tha disa personave të cilët shanin një burrë: “Mos e shani vëllanë tuaj, dhe falenderojeni Allahun që ju ka ruajtur… Ata thanë: a nuk e urren atë? Ai u përgjigj: “Unë urrej veprën e tij, e nëse e lë atë është vëllai im”.

4- Ndjenja e atij që këshillon se dëshiron sinqerisht udhëzimin e atij që këshillon, si dhe të lutet për udhëzimin e tij. Një herë Profetit i sollën dilënd që kish pirë alkohol dhe pasi e dënuan ai po largohej dhe disa njerëz po e mallkonin: O Allah poshtëroje, o Allah mallkoje. Në këtë moment Profeti salallahu alejhi ue selem tha: “Mos thoni kështu dhe mos e ndihmoni shejtanin ndaj vëllait tuaj, porse thoni: “O Allah fale atë, o Allah mëshiroje”. Buhari

5- Të mësojmë se detyra jonë është këshilla në mënyrë të mirë dhe me fjalë të bukukura. Sepse ne duhet të kuptojmë që nuk jemi gjykatës për besimin e njerëzve.

“Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër…”. Huxhurat: 10.

xhamiambret.com

Subscribe