Çfarë fiton nëse e humb Allahun?

0
669

Çfarë fiton nëse e humb Allahun?
Të gjithë e dimë se Allahu njeriun e krijoi që ky i fundit ta adhuron vetëm at, mos ta shoqërojë në adhurim më askënd ngase është i vetmi që meriton adhurim!.
Krijesa e quajtur njeri obligohet që çdo lloje adhurimi t’ia drejton vetëm Allahut fuqiplotë, në të kundërtën humb efektin për çfarë është krijuar!.
Muslimani i logjikshëm çdo herë synon të bëjë diçka që e afron tek Allahu dhe asnjë herë nuk e mendon të kundërtën e saj!.
Një vështrim i vogël në trupin tonë na mjafton që çdo herë të kërkojmë diçka më shumë karshi Allahut, duke e ngrit vetën sa më lartë në adhurim, ngase vetëm atëherë jemi duke u munduar që qëllimit të krijimit ti japim kuptimin e duhur !.
Nëse ndonjëri nga ne humb dikë që e donë dhe dashuron shumë si do jetë gjendja e tij? Do ndihet i lumtur? Do shkoj të vazhdojë në mëkate dhe mos respekt ndaj atij të dashuri që humbi? Apo do lutet tek Allahu që ta mbulon me mëshirën e tij?
Nëse dikush të ofron diçka, apo të lehtëson ndonjë vështirësi në jetën tënde, ke menduar që at mirësi t’ia kthesh me të keqe, me at që e hidhëron dhe lëndon at? Nëse dikush thotë po, atëherë ky njeri (qoftë mashkull apo femër) hynë në dy kategori: ose është i çmendur ose nuk është fare krijesë njeri por ndonjë egërsirë që mirësinë e kthen me arrogancë dhe mos respekt!.
Të gjithë njerëzit që kanë mendje e dinë se Allahu është Ai që na ka krijuar dhe na ka dhënë gjitha të mirat që sot i gëzojmë, sikur mos të donte Allahu nuk do kishim asgjë, apo ndoshta ka psikopatë që e mohojnë edhe këtë, lus Allahun që lexuesi i këtij shkrimi mos të jetë i tillë !.
Nëse ti humb prindërit, vëllain, motrën, fëmijët, burrin, gruan apo dikë nga të dashurit që ke respekt dhe ndjen ngrohtësi për ta si do ishte reagimi yt?
Nëse ke humb prindërit çfarë do dhurosh që të kthehen ata, nëse ke humb fëmijët cili është çmimi që do shpallësh nëse dikush e gjen qoftë edhe xhenazen e tyre, nëse ke humbur edhe të tjerët e lartpërmendur atëherë edhe kuptimi i fjalës dashuri nuk ka efekte.
Nëse ke humb Allahun, atëherë fjala njeri merr pamje dhe ngjyra tjera, nuk ka mundësi t’i thuash vetës njeri dha të humbësh Allahun!?
Si e humb robi (njeriu) Allahun?
Përgjigjja e kësaj është shumë e thjeshtë dhe çdo kush e di për vetën e tij se në çfarë gjendje është dhe se a e ka humbur Allahun a jo!.
“e humb”, dmth e ke pas një herë pastaj e ke humbë ngase nuk ke qenë i kujdesshëm në ruajtjen e saj!.
E humb Allahun atëherë kur bëhesh arrogant ndaj tij, atëherë kur Allahu nuk ka respekt më në ndërgjegjen tënde, atëherë kur i thua jo Allahut në çdo obligim ndaj tij, atëherë kur për teket e tua djallëzore sjell një ligje tjetër pos ligjit të Allahut, atëherë kur epshet e tua të dirigjojnë ty në çdo pore të jetën!.
Nëse ti humb dikë nga krijesat që e donë dhe dashuron do zhgënjehesh shumë, ndërsa harron se ti je duke e humbur Allahun që të ka dhuruar ata të dashur dhe at dashuri ndaj tyre!
Po humb Allahun që krijoi për ty ata që i donë shumë, dhe nuk frikësohesh se Allahu që po e humb mund ti merr të gjithë ata që ti i dashuron dhe ke respekt për ta!.
O musliman, o rob, oj krijesë e Allahut !
Kaq e dobët je që të harrosh nga çfarë je krijuar dhe ku do jetë përfundimi yt, ke harru se ke për të dhënë llogari për çdo mos respekt që ke bëre ndaj Allahut fuqi plotë !
Dita e llogaris do vjen shumë shpejtë çfarë do i thuash Allahut?
Nuk jam falë se nuk kam pasur njohuri? Nuk kam praktikuar urdhëratë dhe oblitime tua ngase nuk kam pas njohuri apo çfarë?
Po harron se zjarri i xhehenemit është shumë i nxehët, dënimi i tij shumë i ashpër, ushqimi i tij kalbësira dhe djersët?
Po harron se ke humb Allahun që të dhuroi çdo gjë dhe nuk frikohesh fare se ti merr të gjitha?
Çudi ! ka mundësi njeriu mendërisht i shëndosh të mos logjikojë!?
Natën e varrit të gjithë do të lënë vet, do jesh i mbuluar me petkun e bardh dhe dheun e ftohtë, çfarë do bësh at natë? Apo ke harruar këtë dhe po shpreson se nuk do vdesësh fare?
Për e humbe Allahun çfarë do fitosh ?
Po e humbe Allahun nuk do fitosh asgjë, pos vuajtje, shqetësim, pikëllim, mërzi, lëndime, shkatërrim, nënçmim dhe çka tjetër jo !?
Po e humbë Allahun për epshe adoleshentësh apo për ide të çoroditura apo për synime tjera që edhe vet nuk i ke kuptuar ende?
Allahu të dha një mundësi, të bëri musliman, të mundësoi të praktikosh islamin në formën më të atëherë pse po e refuzon një dhuratë kaq madhështore?!
Çfarë po lakmon?
Ku është qëllimi yt, pse ky mos respekt ndaj Allahut?
Nëse e humb Allahun nuk do gjesh askënd që të ndihmon në kohërat më kritike!
Të përgjohem mos e humb Allahun, bëhu rob i tij i devotshëm, ngase herët apo vonë do e kuptosh se jeta pa Allahun dhe adhurimin ndaj tij nuk ka kuptim!.
Por a do kesh mundësi tjera kjo është enigmë që nuk e di askush andaj kujdes mos e humb at.
Bëhu krenar që ke Allahun dhe je respektues i ligjeve dhe obligimeve ndaj
Tij.
O Allahu na mundëso që mos të humbim Ty asnjë herë !

Unejs Murati-Daku

Subscribe