Çdo person që dëmton dhe u sjell mundime të tjerëve një ditë do ta pësojë!

0
537

Çdo person që dëmton dhe u sjell mundime të tjerëve një ditë do ta pësojë!
Çdo kush patjetër që do pijë nga gota që ka gostitur, secili do korrë atë që ka mbjellë, vërtet Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.

Bota është e rrumbullakët, kështu që skenat do të përsëriten dhe rolet patjetër do të ndryshojnë..

Kush shtyp të tjerët do të shtypet, kush dëmton do t’i kthehet në mundim, dhe kushdo që përbuz do të pikëllohet “Sepse Zoti të jep afat, por nuk neglizhon.

Një ditë patjetër do të ndodhë me ty, ajo që u ke bërë të tjerëve.. e më e keqja është kur zullumin dhe padrjtësinë të mos e lash në këtë botë por në tjetrën, kur të takosh Zotin të Cilit nuk i fshihet asgjë.

Dr. Bledar Haxhiu

Subscribe