Mëngjesi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
Më pas ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përmendte Allahun me lutjet e mëngjes. Prej tyre përmendim:
“Esbahnë ue esbehal-mulku lil-lah, uel-hamdulil-lah, ue la ilahe il lAllahu uahdehu la sherike leh lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shejin kadir. Rabbi eseluke khajra më fi hadhël-jeum ue khajra më badehu ue edhubike min sherri më fi hadhël-jeum ue sherri më badehu. Rabbi eudhubike minel-keseli ue suuil-kibër. Rabbi eudhubike min adhëbin fin-nari ue adhëbin fil-kabr”.
Po ashtu kur ngrysej e thoshte këtë lutje duke thënë “Emsenë ue emsel-mulku lil-lah…”[1]
“All-llahumme inni eselukel-afue, uel-aafijeh fid-dunjë uel-ëkhirah. All-llahumme inni eselukel-afue uel-aafijeh fi dini ue dunjëje, ue ehli, ue mëli. All-llahumme stur aurëti ue amin rauaati. All-llahumme ahfadhni min bejne jedejje, ue min khalfi, ue an jemini, ue an shimëli, ue min feuki, ue eudhu biadhamëtike en ugtële min tahti”.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kurrë s’e ka lënë këtë lutje kur gdhihej dhe ngrysej.[2]
“All-llahumme aafini fi bedeni, All-llahumme aafini fi semi’, All-llahumme aafini fi besari, la ilahe il-la ente. All-llahumme inni eudhubike minel-kufri uel-fakri, ue eudhubike min adhabil-kabr, la ilahe il-la ente”. Këtë e thoshte tri herë kur gdhijeh dhe ngrysej[3].
Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e shtonte kërkimin e faljes (istigfarin), pra i kërkonte falje Allahut çdo mëngjes një qind herë.[4]
Gjatë kësaj kohe, kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përmendte Allahun e Madhëruar në mëngjes, vinin shërbyesit e Medines, të cilët në duart e tyre mbanin enë me ujë për të marrë nga bereqeti i vendosjes së dorës së tij sal-lAllahu alekhji ue sel-lem të begatë në enët e tyre. Sa herë që i sillnin një enë, ai e fuste dorën e tij në të.
Kishte raste kur ata vinin tek ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në ditë të ftohtë kurse ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e fuste dorën e tij në enët e tyre.[5]
…vijon…
[1] Shih “Musnedin” e Ahmedit (4192), “Sahihun” e Muslimit (2723), “Sunenu Ebi Daud” (5071), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (3390), “Sahihu” Ibën Hibanit (563) etj.
[2] Shih “Musnedin” e Ahmedit (4785), “El-Edebul-Mufrad” i Buhariut (1200), “Sunenu Ebi Daud” (5074), “Sunenu Ibën Maxhe (3871), “Sahihu” Ibën Hibanit (961), “Sahihu Ibën Maxhe” (2/332) dhe “Sahihu Ebi Daud” (4239).
[3] Shih “Musnedu” Et-Tajalsi (909), “El-Musaneff” Ibën Ebi Shejbeh (29184), “Musnedin” e Ahmedit (20430), “El-Edabul-Mufrad” i Buhariut (701), “Sunenu Ebi Daud” (5090) etj. Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka bërë të dobët (daif) në “Daiful-Xhami” me nr. (1210) ndërsa e ka kosnideruar të mirë (hasen) në “Sahihu Ebi Daud”.
[4] Shih “El-Musaneff” Ibën Ebi Shejbeh (29445 dhe 35075), “Musnedin” e Ahmedit (5354, 9807, 17848, 18291-18294), “Sahihun” e Muslimit (2702), “Sunenu Ebi Daud” (1515), “Sunenu Ibën Maxhe” (3815), “Es-Sunenul-Kubra” i Nesaiut (10275) etj. Prej formës së kërkimit të faljes është shprehja “Estagfirullah ue etubu ilejhi” një qind herë. Shënon Buhariu bashkë me “El-Fet’h” (11/101) me nr. (6307) dhe Muslimi (4/2075) me nr. (2702). Sh.p.
[5] Shih “Musnedin” e Ahmedit (12401), “Sahihun” e Muslimit (2324), “Shuabul-Ijman” i Bejhakiut (1361), “Sherh Es-Sunneh” i Begaviut (3677) etj.
Përktheu: Unejs Sheme