0
139

Ibn Kajjimi tregon në lidhje me atë se cfarë duhet bërë për ta kuruar Imanin e dobët nëpërmjet Kuranit, “Sëpari duhet ta mënjanosh zemrën tënde nga jeta e kësaj bote dhe ta vendosësh në Jetën e Fundit. Pastaj, kushtoi vëmendje të plotë ndjekjes së domethënieve të Kuranit, dhe përpiqu t’i zotërosh, e t’i kuptosh dhe për çfarë janë zbritur t’i zbatosh. Pastaj, afroja këto domethënie zemrës tënde që ndjen sëmundje, kur ato e prekin sëmundjen, ato do ta kurojnë zemrën, me lejen e Allahu

Me të vërtetë, Kurani përmban ilaç të jashtëzakonshëm për të gjitha sëmundjet e zemrës, ashtu siç thotë Allahu:

“Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për ata që besojnë . (Kuran 17:82)

Kur sahabët lexonin Kuranin prekeshin fort emocionalisht. Për shembull, Ebu Bekri, i cili ishte njeri zemërbutë, kur udhëhiqte muslimanët në namaz qante gjersa këndonte Kuran. Njëherë, Omeri u sëmurë si rrjedhojë e recitimit të tij të ajetit,

“Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë. Atë nuk ka kush që mund ta largojë”. (Kuran, 52:7-8)

Në një rast tjetër, Omeri qau kur ishte duke e lexuar ajetin, “Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini”. (Kuran 12:86). Qarja e tij ishte dëgjuar qartë nga ata të cilët qëndronin prapa tij.

Gjithashtu, Othman ibn Affani ka thënë: “Po të ishin zemrat tona të pastërta,kurrë nuk do të ngopeshin nga leximi i Fjalës së Allahut (Kuranit)”