Nga veprat që veprohen në 10-të ditët e para të muajit Dhul Hixhe, ku shpërblimi shtohet e zmadhohet më shumë se në ditët e tjera të vitit, edhe nëse janë ato ditët e muajit Ramazan, janë:
• Farzet, prej tyre: namazi (burrat me xhemat në xhami, t’i kushtohet kujdes kohës së tij, përuljes në falje). 🕌 Pastaj namazi nafile: namazi i natës, namazi sunet dhe namazet e tjera nga nafilet.🌱🌺
• Zekati, edhe nëse nuk e ka obligim ta nxjerrë zekatin në muajin Dhul Hixhe, por e ka obligim ta nxjerrë në muajin pas tij, në Muharrem, apo pas tij, i lejohet ta nxjerrë në Dhul Hixhe dhe kjo është më e bereqetshme, më e mirë dhe me shpërblim më të madh. 💰💶🌾🍯
•Lëmosha, t’u japë nevojtarëve e të varfërve.🍲💶👟 Është më e vlefshme në këto ditë.
•Agjërimi, të mundohet t’i agjërojë 9 ditët e para të muajit Dhul Hixhe. Pëlqyeshmëria e agjërimit të këtyre ditëve është e konfirmuar, është sunet i fortë. Brenda këtyre ditëve, pëlqyeshmëria e agjërimit të ditës së Arafatit është e konfirmuar edhe më shumë, siç vjen në hadith: “Shpresoj tek Allahu që agjërimi i ditës së Arafatit i falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.” Kjo pëlqyeshmëri është për ata që nuk janë në haxh. 🏡🌆
• Veprat e mira në përgjithësi: sjellja e mirë me prindërit, mbajtja e lidhjeve farefisnore etj.👥🤝📲
•Kërkimi i dijes (prezantimi në ligjërata, leximi etj.).📚🎙🎞
•Pendimi për mëkatet, me sinqeritet.⏳
•Dhikri sa më shumë: tekbiri i njohur “Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe ilAll-llah, Allahu ekber, Allahu ekber, ue lil-lahil hamd”, apo “Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe ilAll-llah, Allahu ekber, Allahu ekber, ue lil-lahil hamd” apo “Allahu ekber kebiran welhamdulilahi kethiran we subhanAllahi bukraten we esilen” e të tjera fomra.💡🔛
Hoxhë Lulzim Perçuku.