Siç ka ardhur në hadith, nuk ka ditë të vitit në të cilat veprat janë më të vlefshme dhe që shpërblehen më shumë tek Allahu sesa dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhe.
Duhet që sa më shumë të shtohen veprat e mira në këto ditë. Prej këtyre veprave është dhe agjërimi i nëntë ditëve të para, e dita dhjetë është dita e Kurbanit e cila është e ndaluar të agjërohet. Dita e nëntë është dita e Arafatit.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e agjëron ditën e Arafatit, atij i fshihen gjynahet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm!” Agjërimi në këto ditë ka shpërblim të madh. Duhet pasur parasysh që t’i kushtojmë rëndësi këtyre dhjetë ditëve. Besimtari duhet të përpjeket shumë gjatë tyre. Përmendet se disa nga selefi aq shunë janë angazhuar në vepra të mira saqë janë lodhur e këputur.
Hoxhë Lulzim Perçuku