5 keshillat qe mesojme nga historia e Hidrit, në suren El-Kehf

0
305

Nga historia e Hidrit, në suren El-Kehf, mësojmë:
1. Lënia e pyetjes në gjërat që nuk të përkasin.
فَلا تَسْأَلْنِي عَن شَيْءٍ
“mos më pyet për asgjë.” El-Kehf: 70
2. Jepi gabimtarit më shumë se një mundësi.
أَلَمْ أَقُلْ إِنَّكَ لَن تَسْتَطِيعَ مَعِيَ صَبْرًا
“A s’të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?” El-Kehf: 72
3. Durimi ndaj sjelljes së keqe të njerëzve.
إِذَا أَتَيَا أَهْلَ قَرْيَةٍ اسْتَطْعَمَا أَهْلَهَا فَأَبَوْا أَن يُضَيِّفُوهُمَا
“arritën në një fshat dhe u kërkuan banorëve të tij që t’u jepnin për të ngrënë, por ata nuk i pranuan mysafir.” El-Kehf: 77
4. Puna duke synuar Fytyrën e Allahut.
فَوَجَدَا فِيهَا جِدَارًا يُرِيدُ أَنْ يَنقَضَّ فَأَقَامَهُ
“Aty ndeshën një mur që ishte duke u rrëzuar dhe ai (Hidri) e drejtoi.” El-Kehf: 77
5. Ndarja me mirësi (në formën më të mirë).
هَذَا فِرَاقُ بَيْنِي وَبَيْنِكَ
“Kjo është ndarja ndërmjet meje dhe teje.” El-Kehf: 78

Unejs Sheme

Subscribe