3 problemet e percarjes se zemres.

0
1019

Allahu i i Lartësuar ka sqaruar në suren El-Hashr se shkaku i këtij problemi është mosllogjikimi. Ai thotë:

تَحْسَبُهُمْ جَمِيعاً وَقُلُوبُهُمْ شَتَّى
“Ju mund t’i mendonit të ishin të bashkuar, por zemrat e tyre janë të ndara.” Kurse më pas shpjegoi shkakun duke thënë:
ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لاَّ يَعْقِلُونَ
“Kjo ndodh se ata janë popull që nuk marrin vesh.” (Sure Hashr: 14)
Ilaçi i dobësisë së mendjes është ndriçimi i saj me ndjekjen e dritës së shpalljes, sepse shpallja udhëzon për në përfitmet dhe interesat madhështore të cilat mendjet nuk arrijnë ti kuptojnë me lehtësi ato.
Allahu i Lartësuar thotë:
أَوَ مَن كَانَ مَيْتاً فَأَحْيَيْنَاهُ وَجَعَلْنَا لَهُ نُوراً يَمْشِي بِهِ فِي النَّاسِ كَمَن مَّثَلُهُ فِي الظُّلُمَاتِ لَيْسَ بِخَارِجٍ مِّنْهَا
“A mos vallë është njësoj si ai i cili ishte i vdekur (pa besim nga padija dhe mosbesimi) dhe Ne që i dhamë atij jetë (me dije e besim) duke i vënë atij një dritë (besimi) me anë të së cilës ai të eci mes njerëzve, me atë i cili është në errësirë (mosbesim, besim në shumë zota dhe në hipokrizi) nga e cila kurrë nuk mund të dalë.” (Sure En-Aam: 122)
Në këtë ajet tregoi qartë se drita e besimit i jep jetë atij që është i vdekur dhe ia ndriçon rrugën në të cilën ecën. Allahu i i Lartësuar thotë:
اللَّهُ وَلِيُّ الَّذِينَ آمَنُوا يُخْرِجُهُم مِّنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ
“Allahu është Mbrojtësi dhe Ruajtësi i atyre që e besojnë atë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë.” (Sure Bekare: 157)
Po ashtu thotë:
أَفَمَن يَمْشِي مُكِباًّ عَلَى وَجْهِهِ أَهْدَى أَمَّن يَمْشِي سَوِياًّ عَلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
“A është në udhë të drejtë (të besimit të vërtetë) ai i cili ecën kokëngulthi me fytyrë të poshtëruar më drejt i udhëzuar apo ai i cili (sheh dhe) ecën i matur. (Sure Mulk: 22)
Shkurtimisht, intersat njërëzore me të cilat kryhet sistemi i kësaj bote kthehen në tre gjëra:

1-E para.
Mbyllja e pragut të së keqes para se ajo të ndodhi. Tek dijetarët e rregullave të fikhut njihet me emrin: Gjërat e domosdodhme, largimi i dëmit prej atyre gjashtë gjërave të cilat i përmendëm më lartë: d.m.th,
1- Feja 2-Vetja 3- Mendja 4-Lidhja e gjakut 5-Nderi dhe 6-Pasuria

2- E dyta
Sjellja e të mirave ose siç njihet ndryshe: Gjërat e nevojshme. Prej gjërave që degëzohen prej saj janë: shit-blerja, qeraja dhe të gjitha interesat e tjera që përdorin anëtarët e shoqërisë duke u bazuar në sheriatin Islam.

3- E treta.
Stolisja me moralim e lartë dhe praktikimi i traditave të mira. Këtu hyjnë dhe gjërat e natyshmërisë si: lënia e mjekrës, shkurtimi i mustaqeve…etj.
Po ashtu hyn edhe ndalimi i gjërave të neveritura, shpenzimi i pasurisë për të afërmit e të varfërit.
Gjëja që duhet mbrojtur më shumë nga të gjitha këto interesa është feja islame.
الـر كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ
“Elif-Lam-Ra. Ky është një libër, vargjet të cilit janë përsosur (në çdo fushë të dijes) dhe pastaj janë shpjeguar me imtësi nga Një (Allahu) I cili ësshtë më i Urti Gjithëgjykues, i Mirënjohur (deri në imtësi për çdo gjë).” (Hud: 1)

Muhamed Emin bin Muhamed El-Mukhtar Shenkiti