Fjalët e fundit të Umer ibn Hatab përpara se të vdiste.

0
2561

Kur u plagos Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, Abdullah ibn Abasi erdhi dhe i tha:

“O prijësi i besimtarëve, ke pranuar Islamin kur njerëzit bënin kufër dhe ke luftuar me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, atëherë kur njerëzit e kishin braktisur atë.

Je duke vdekur si dëshmor, gjë që nuk e kundërshton askush dhe se Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, kur vdiq, ishte i kënaqur me ty.”

Omeri tha: “Ma përsërit edhe një herë këtë.”

Ia përsëriti edhe një herë, pastaj Omeri tha: “I mashtruar është ai që mashtrohet pas këtyre fjalëve.

Pasha Allahun, sikur të posedoja krejt sa sheh Dielli, që të shpëtoj nga vdekja, do ta bëja.”

Abdullah ibn Omeri tha: “Koka e Omerit ishte në prehrin tim para se të vdiste dhe ai më tha:

“Vendosma kokën në tokë.” I thashë: “Çfarë dallimi ka nëse është në tokë apo në prehrin tim?

Ai tha: “Vendose në tokë.” Abdullah ibn Omeri tha: “E vendosa kokën e tij në tokë.”

Pastaj Omeri tha: “Mjerë për mua dhe nënën time, nëse nuk më mëshiron Zoti im!”

xhamiambret.com

Subscribe