1- Leximi i Kuranit i shoqëruar me meditim, arsyetimin e kuptimeve dhe qëllimeve të tij.
2- Adhurimi i Allahut me nafile pas farzeve.
3- Vazhdimësia e përkujtimit të Tij në çdo gjendje me gjuhë, zemër dhe vepër. Dashuria do të arrihet sipas masës së kësaj.
4- Parapëlqimi i asaj që pëlqen Atij para asaj që të pëlqen ty, atëherë kur dëshirat janë të forta.
5- Njohja e zemrës me emrat dhe cilësitë e Tij dhe shikimi i tyre, si dhe shëtitja e saj në kopshtet e kësaj njohjeje dhe fushave të saj.
6- Dëshmia e mirësisë dhe begative të Allahut të shfaqura dhe të pashfaqura.
7- Kjo është e më e çuditshmja; thyerja e zemrës para Allahut.
8- Vetmia në kohën e zbritjes së Zotit dhe leximi i librit të Tij, pastaj mbyllja e kësaj me kërkimin e faljes dhe pendim.
9- Shoqërimi me njerëzit që e duan Atë dhe janë të sinqertë, marrja e fryteve më të mira nga fjala e tyre, heshtja, të folurit vetëm atëherë kur e folura është mundësia më e mirë dhe kur ta dish se ajo të sjell përfitime për veten dhe dobi për të tjerët.
10- Shmangia e të gjitha shkaqeve që bëhen pengesë mes zemrës tënde dhe Allahut a.xh..
Nisur nga këto shkaqe, njerëzit që e duan Allahun kanë arritur pozitat e dashurisë dhe kanë qëndruar pranë të Dashurit.
Shkeputur nga “Libri i Teuhidit”.
Autor i librit : Muhamed bin Abduluehab Et-temimi.
Perktheu Genc Plumbi.