Vasijeti (Testamenti) komplet i Imam Muhammed Nasir ed Din el Albanij

0
262

Familja e Imam Albanit rahimehullah !
🎙 Dr. Ahmet Xhafer Hoxha

Vasijeti(Testamenti) komplet i Imam Muhammed Nasir ed Din el Albanij

Vasijeti im

Bismillahirrahmanirrahim

– I porosis gruan, fëmijët, shokët dhe çdo kë që më don, që në momentin kur të ju mberrijë lajmi i vdekjes sime, të bëjnë dua për mua me falje dhe rahmet – së pari- dhe mos të më qajnë me vajtim apo ngritje zëri.

Së dyti: Të shpejtojnë me varrimin tim dhe mos ta lajmërojnë askë nga të afërmit dhe vëllezërit e mij, përveç atij numri pa te cilin nuk arritet obligimi i përgaditjes sime për varrim.

Porosis që Xhenazen te ma lajë ‘Izzet Hidr Ebu Abdullahi, komshiu dhe shoku im i sinqert, dhe ata të cilët i zgjedh ai për t’i ndihmuar në këtë punë.

Së treti: Të përzgjidhet varrimi në vendin më të afërt, ashtu që ata që ma bartin Xhenazen mos të detyrohen ta vendosin në makinë, e në makina mbas saj të hipin përcjellësit e Xhenazes, dhe që varrimi të jetë në një varrezë të moqme që mendja e merr se nuk do eksumohet(largohen Xhenazet nga ajo pas një kohe).

I porosis të gjithë fëmijët e mij të duhen në mes vete, të jenë përherë në kontakt dhe të vizitohen me njëri-tjetrin, e mos të kundërshtohen mes vete për shkak të trashigimisë dhe pasurisë.
I kam lënë atyre aq sa ka dashtë Allahu, mija e mija dinarë jordanezë të cilët janë të vendosur në dy çanta poshtë kokës së shtratit në të cilin flejmë, mbrenda çantës së zezë gjenden dy kuti të vogla, secila nga to përmban njëqind dinarë floriri a më tepër.

Të gjitha këto të ndahen sipas rregullës Kur’anore:

“للذكر مثل حظ الأنثيين”

“Mashkullit i takojnë sa dy hise të femrës”, (en Nisa’ 11)

Nuk ka dallim në të mes asaj që eshte në të holla, patundshmëri apo tokë.

Prandaj keni kujdes mos të m’i beni zullum asnjërës prej bijave të mia, bile as Kadirijjes të cilën e lus Allahun ta ruajë bashke me bijat tjera të mia.

Unë atë nuk e kam parë që kur ka ikur nena e saj me të-Allahu e udhëzoftë- atë e kam bërë Talak (shkurorezuar) pasiqë i kërkova të kthehet në shtëpinë time por refuzoi keshtuqë e bëra Talak.

Gjysma e Shtepisë në të cilen banon ajo në el Muhaxhirinë, Damask, më takon mua dhe kam tapi.

Djemtë duhet të mirren vesh më të që ta marrin hakkun e tyre nga shtëpia dhe nga një borgj i vjetër që ma ka. Nësë ajo mohon këtë, do e marr hakkun tim nga ajo in sha Allah.

“يوم لا ينفع مال و لا بنون إلا من أتى الله بقلب سليم”

“Atë ditë kur nuk bën dobi malli e as fëmijët, përveç atij që i vjen Allahut me zemër të shëndoshë”, (esh Shu’ara’ 88-89).

I porosis ata që janë në vendin në të cilin do vdes të mos i lajmërojnë ata që janë jashtë tij-fëmijët e mij e pas tyre edhe të tjerët- deri pas varrimit. Ashtuqë mos të mbizotërojnë emocionet e të bëjnë punën e tyre, e të jenë sebeb në vonimin e Xhenazes time.
Duke e lutur të Madhërishmin që ta takoj me gjynahe të falura, të hershmet e të vonshmet.

Porosis që t’i ndajnë nga një mijë dinarë dy vëllezërve të nderuar: ‘Izzet Hidr dhe Muhammed Ebu Lejla, si shpërblim shumë të vogël për sinqeritetin e tyre me mua, në punët që mi kanë kryer dhe në hizmetin që ma kanë bërë. Ata ishin shkak mos të ndiej vetmi, e cila e godet çdo baba që nuk i ka femijët afër, apo është vetë larg tyre. Kjo ishte dëshira e Allahut:

“وَكَانَ أَمْرُ اللَّهِ قَدَرًا مَّقْدُورًا”

“Vendimi i Allahut është caktim që do ndodh gjithsesi”, (el Ahzab 38).

Allahun pra e lus që të më bashkojë mua dhe të gjithë ata që më duan me Siddikinët (shumë të sinqeritit sikur Ebu Bekri radijallahu anhu, Shehidët dhe burrat e mirë.

Sa shoqëri e mirë janë ata.

Porosis që biblioteka ime- e tëra- me gjërat e botuara, të fotokopjuara, dorëshkrimet- e mia apo të tjerëve, t’i dorëzohet Universitetit Islamik në Medine Munevvere.

Kjo ngase nga ai Universitet kam kujtime të mira në Davet për Kur’an e Sunnet dhe Menhexh të Selefit Salih, atëherë kur isha Ligjërues në të. Duke shpresuar te Allahu që nga ajo të përfitojnë lexuesit e saj siç kanë përfituar studentët e atij Universiteti kur pronari i saj ishte në të. Gjithashtu të më bëjë Allahu dobi nga ata me sinqeritetin dhe duatë e tyre.

“رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَى وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحاً تَرْضَاهُ وَأَصْلِحْ لِي فِي ذُرِّيَّتِي إِنِّي تُبْتُ إِلَيْكَ وَإِنِّي مِنَ الْمُسْلِمِينَ”

“O Zoti im, më mundëso të falenderoj mirësinë Tënde ndaj meje dhe prindëve të mij, me mundeso të bëj punë të mira me të cilat je i knaqur, më përmirëso pasardhësit e mij. Unë pendohem te Ti dhe jam një nga Muslimanët”, (el Ahkaf 15).

27 Xhumade el Ula 1410 H.

Shkroi: Fukaraja për Rahmetin e Zotit të vet:
Muhammed Nasir ed Din el Albani.

(Shqipëroi: Ahmet Xhafer Hoxha duke u ndihmuar nga nipi i Shejh Albanit: Ebu Nasir Ubade ibn Abdil Latijf ibn Muhammed Nasir ed Din el Albani, i cili më ndihmoi në deshifrimin e një pjesë të dorëshkrimit të gjyshit të tij, Allahu e rujtë Ebu Nasirin nga të këqijat që po ndodhin tani në Siri se akoma atje është)

Selua, Kuvejt 7 Xhumade el Ula 1434 h, 19-3-2013.
Testamenti shejh Albanit

Subscribe