Surja el-Felek është ilaçi më i dobishëm për kurimin e zilisë

0
2562

📜 Surja el-Felek është ilaçi më i dobishëm për kurimin e zilisë;

🔸Ajo përfshin mbështetjen në Allahun dhe strehimin tek Ai kundër të keqes së ziliqarit të mirësive; sepse ky njeri po mbështetet tek Ai që është Mbrojtësi dhe Ndihmësi i shkëlqyer.
🔸Duket sikur njeriu lutet duke thënë: O Ti që më mundësove prej mirësive të Tua duke mi dhuruar ato, unë po strehohem tek Ti nga e keqja e atij që kërkon që këto mirësi ti rrëmbesh dhe ti largosh prej meje.
🔸Por Allahu i mjafton atij që mbështetet tek Ai dhe do ta mbrojë atë që strehohet pranë Tij, sepse Ai e qetëson frikën e atij që frikësohet dhe i jep forcë atij që tek Ai strehohet, Ai është më i miri përkrahës dhe më i miri ndihmues.
🔸Kushdo që i afrohet dhe kërkon ndihmën e Allahut, mbështetet tek Ai dhe të gjithë qenien e vendos para Tij, Ai ka për ta ndihmuar, ka për ta ruajtur dhe ka për ta mbrojtur.

📚 “Përçmimi i zilisë” Ibn Kajjim el Xheuzije

Subscribe