Shembulli i Profetit
“Unë pashë në ëndërr sikur Xhibrili ishte te koka ime dhe Mikaili te këmbët e mia. Njëri prej tyre i thoshte tjetrit: ‘Jepi një shembull atij’ Tha: ‘Dëgjo! Dëgjoftë veshi yt! Dhe kupto! Kuptoftë zemra jote! Shembulli yt dhe i ummetit tënd është si ai mbreti i cili caktoi një vendbanim (vendpushim), pastaj ndërtoi në të një shtëpi, pastaj shtroi në të një tryezë (sofër). Pastaj dërgoi një të dërguar që t’i ftonte njerëzit për në ushqimin që ai u shtroi. Pati prej tyre që ju përgjigjën ftesës, e pati prej tyre që nuk ju përgjigjën. Allahu është mbreti, vendpushimi është Islami, shtëpia është Xheneti, dhe ti o Muhamed je i dërguari. Ai që të përgjigjet ka hyrë në Islam, e ai që hyn në Islam do të hyjë në Xhenet, dhe ai që hyn në Xhenet do të hajë nga ajo që gjendet në të”
(Bukhari dhe Tirmidhi. Sahihul Xhami’: 2/319) Shiko ‘Të Dërguarit dhe Dërgesat’ fq. 46
Emin Bilali