📜 Shejh Albani, me dijen dhe meritat e tij e bëri Shqipërinë të njohur mes Muslimanëve anë e mbanë botës! ✍
Shejh Meshhur Hasen Al-Selman -Allahu e ruajtë- thotë: Një nga gjërat e bukura që kam lexuar në botimin e dytë të librit “Rregullat e Martesës” nga shejhu ynë Albani -Allah e mëshiroftë- është se ai përmend se libri me mirësinë e Allahut ka pasur pranim të madh tek njerëzit.
Ai tha se janë shitur dy mijë kopje të këtij libri brenda dhjetë vjetëve. Normalisht në vitet e fundit të jetës së shejhut, ai botoi nga pesëdhjetë mijë kopje të disa prej librave të tij, dhe ato shiteshin brenda një muaji. Krahasimi është i madh: dy mijë kopje në dhjetë vjet, dhe pesëdhjetë mijë në një muaj. Mund të bësh llogari dhe do vëresh ndryshimin e madh.
Allahu i Lartësuar i dha një pranueshmëri të madhe imam Albanit -Allahu e mëshiroftë-. Sa është numri i popullsisë së Shqipërisë? Mbase katër milion! Nëse thua “Albani”, kjo mund të përfshijë katër milion njerëz të kombësisë Shqiptare, por në mendjen tuaj shfaqet vetëm një person, dhe ky është shejhu ynë Albani -Allahu e mëshiroftë-.
Fation Isufi