Respekti ndaj nënës konsiderohet nga veprat që të afrojnë më shumë tek Zoti i Madhëruar!

0
340

📜 Respekti ndaj nënës konsiderohet nga veprat që të afrojnë më shumë tek Zoti i Madhëruar!

✨ Ibn Abasit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-, i erdhi një person dhe i tha: Unë kërkova dorën e një vajze, por ajo refuzoi të martohej me mua. Ndërkohë atë e kërkoi dikush tjetër dhe ajo e pranoi për martesë. Kjo më bëri shumë xheloz dhe unë e vrava vajzën! A ka pendim për mua?
Ibn Abasi i tha: A e ke nënën gjallë?
-Jo, u përgjigj ai.
Ai i tha: -Atëherë pendohu tek Allahu i Madhëruar dhe afrohu tek Ai me ç’të mundesh prej veprave të mira.”
✍ Ata bin Jesar thotë:
“Unë shkova tek ibn Abasi për ta pyetur për arsyen që e shtyu atë ta pyeste për nënën e tij (është apo nuk është gjallë?)
Ai më tha: -Unë nuk di të ketë ndonjë vepër që të afron më shumë tek Allahu se respekti ndaj nënës.”
📚 “Sahih Edeb el Mufrad”

Fatjon Isufi

Subscribe