📜 Kjo ishte lutja që Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem bënte në çdo namaz për umetin e tij
✍Aishja përcjell duke thënë: Kur e pashë Profetin ﷺ në një gjendje të mirë shpirtërore, thashë: “O i Dërguari i Allahut, lutju Allahut për mua.” Ai tha: “O Allah, falja Aishes mëkatet e saj të mëparshme dhe të mëvonshme, ato që i ka bërë fshehtas dhe ato që i ka bërë haptas.” Aishja qeshi aq shumë saqë koka i ra në prehër nga të qeshurit. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha asaj: “A të gëzon lutja ime?” Ajo tha: “E si të mos më gëzojë lutja jote?” Ai ﷺ tha: “Për Allahun, kjo është lutja ime për umetin tim në çdo namaz.”
📚 – Sahih Ibn Hibban (7111).