Prej suneteve të selamit

0
329

Dr. Abdulaziz Es-Seijd thotë:
“Prej suneteve të selamit (përshëndetjes islame):
1- T’i japësh selam atij që njeh dhe atij që nuk njeh.
2- Familjarëve kur hyn tek ata.
3- Fëmijëve.
4- I vogli i jep selam të madhit.
5- Pakica i jep selam shumicës.
6- Ai që është hipur, i jep selam atij që është duke ecur me këmbë.
7- Njeriu më parësor tek Allahu, është ai që e fillon i pari selamin.
8- Përsëritja tre herë e selamit.
9- Të jetë me zë, aq sa ta dëgjojë ai që është zgjuar dhe të mos zgjojë atë që fle.
10- I jepet selam atij grupimi ku ka muslimanë dhe pabesimtarë.
11- Pabesimtarit nuk i jepet selam i pari.
12- I dërgohet selam dikujt që mungon, nëpërmjet një tjetri.
13- Atij që i dërgohet selam të thotë: Ue alejhis-Selam…
14- Kur pabesimtari i jep selam një muslimani, ai ia kthen: Uealejkum.
15- Selami i përsosur, është: Es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu.
16- Kur i jepet selam dikujt dhe është në namaz, i kthehet me shenjë.
17- Është e urryer t’i japësh selam atij që është duke kryer nevojën personale, ujët e hollë ose të trashë.
18- Kur i jepet selam dikujt që po kryen nevojën, është e urryer ta kthejë atë.”

Përshtati në shqip, Bledar Ali

Subscribe