Nëse nuk ka përkujdesje ndaj prindit, mos prit largimin e pengesave nga rrugët tua!

0
131

Nëse nuk ka përkujdesje ndaj prindit, mos prit largimin e pengesave nga rrugët tua!

Ibën Omeri, radijAllahu anhuma, tregon:
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ve selem, duke thënë:
Tre njerëz nga ata që ishin para jush (nga ehli kitabët) u nisën për rrugë. I zuri nata te një shpellë. Ata u futën në të, dhe papritmas, një shkëmb ra nga mali dhe ua mbylli hyrjen e shpellës.
Ata thanë:
Tanimë, ka vetëm një rrugë për të shpëtuar nga ky shkëmb: t’i luteni Allahut të Madhërishëm duke i paraqitur në lutje veprën më të mirë që keni bërë.
Njëri prej tyre u lut:
“O Allah! Kam pasur prindërit të moshuar. E konsideroja të ndaluar të ushqeja familjen, shërbëtorin a bagëtinë, përpara se t’i ushqeja prindërit. Një ditë u vonova në kërkimin e kullosës. Kur u ktheva në shtëpi, mola qumështin dhe derisa ua solla i gjeta prindërit në gjumë. Nuk doja t’i zgjoja nga gjumi, por as nuk doja që përpara tyre ta ushqeja familjen dhe shërbëtorin. Qëndrova me enën në dorë duke pritur që ata të zgjoheshin, gjersa zbardhi agimi. Ndërkohë, që fëmijët po më qanin te këmbët e mia, ata u zgjuan dhe më pas e pinë qumështin. O Allah! Nëse këtë e kam bërë duke kërkuar (që në xhenet të shikoj) fytyrën Tënde – e cila i përket Allahut – na largo këtë shkëmb!”
Shkëmbi lëvizi paksa…

Jeton Bozhlani

Subscribe