Ndalimi i luksit të tepërt

0
5

Ndalimi i luksit të tepërt✍️
📜 Fadale bin Ubejd -radiallahu anhu- tregon:
《I Dërguari i Allahut -alejhi selam- ndalonte nga luksi i tepërt》
E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nesai dhe e saktëson Shejh Albani.

▪️Është pyetur tabiini i njohur Abdullah bin Burejde -Allahu e mëshiroftë- për luksin e tepërt dhe ka thënë: Prej tij është krehja e shpeshtë.

➖El-Khattabij një prej shpjeguesve të njohur të haditheve profetike -Allahu e mëshiroftë-, thotë:
“Kuptimi i fjalës luks apo “irfah” në gjuhen arabe do të thotë shtimi i zbukurimeve dhe kujdesi i vazhdueshëm për to.
Origjina e kësaj fjale në arabisht është te veprimi i devesë kur ajo të vejë përditë te uji. E nëse ajo shkon një ditë po e një ditë jo quhet gib që do të thotë kryerja me ndërprerje e veprimit”.

➖Sipas komentuesve të haditheve qëllimi i Profetit -alejhi selam- në këtë hadith është:
T’i ndalojë besimtarët nga mënyra të jetuarit të jobesimtarëve dhe të njerëzve të Dynjasë të cilët nuk e lëshojnë asnjëherë zbukurimin sepse Dynjaja për ta është gjithçka dhe të ruajnë një mesatare në jetesën e tyre
Apo që ata të mos ngjasohen me femrat, zakoni i të cilave është zbukurimi sepse ngjasimi me to në adetet e tyre të veçanta do të ndikojë në ngjasimin e karakterit dhe një burrë nuk duhet të ketë karakter femëror.

Dr. Abdullah Nabolli

Subscribe